Flash

Video/ Boca Juniors dorëzohet me 9 lojtarë, River Plate fiton Libertadores

Lapsi.al 9 December 2018
Video/ Boca Juniors dorëzohet me 9 lojtarë, River Plate fiton

Një ndeshje pambarim ajo e finales së Kupës Libertadores mes River Plate e Boca Juniors, që në fund i buzëqesh Millionarios që rrëmbejnë trofeun e Kupës Libertadores, kur e panë dështimin jashtë fushe, e brenda saj, fare pranë. 120 minuta lojë në Madrid, e Boca Juniors me 9 lojtarë për të vendosur rezultatin 3-1 në finalen e kthimit dhe rezultatin e përgjithshëm 5-3.

River Plate fiton me përmbysje në ndeshjen e luajtur në Santiago Bernabeu të Madrid, pasi në fundin e pjesës së parë, pikërisht në të 43 Boca Juniors gjeti avantazhin me Benedetto, që kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë në Bombonera. River përsëriti misionin e sfidës së parë në Buones Aires dhe barazoi në minutën e 67' me Pratto, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë (në Libertadores nuk ka rëndësi goli në fushë kundërshtare).

https://clips.clippit.tv/dgmmlg/720.mp4

Gjërat për Boca Juniors u komplikuan në fundin e shtesës së parë. Kartoni i kuq për Barrios i la Xeneizes me 10 lojtarë në minutën e 92' e më pas mbetën edhe me 9, kur Gago i dëmtuar nuk vazhdoi dot më lojën, me të gjitha zëvendësimet e bëra. Për Millionarios në 15 minutat e fundit, vendosi super goli i Quintero (109') e në fund 'Pity' Martinez (122').

https://clips.clippit.tv/lndded/720.mp4

Në një finale të pambarim, e shtyrë 24 orë nga programi në ndeshjen e parë, për shkak të një stuhie që përmbyti Bombonerën, dhe sërisht e shtyë në ndeshjen e kthimit këtë herë akoma më gjatë, për shkak të sulmit të tifozëve të River Plate mbi autobusin e Boca, në fund triumfuan Millionarios. Për River Plate ky është trofeu i katërt i historisë në Kupën Libertadores.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI