Flash

Joakim Low paralajmëron largimin nga Gjermania: "Koha ime si trajner po përfundon"

Lapsi.al 9 December 2018
Joakim Low paralajmëron largimin nga Gjermania: "Koha ime si trajner

Joachim Low ka filluar të shohë përreth me kujdes. Në qendër të kritikave për rezultatet zhgënjyese të kohëve të fundit në pankinën e Gjermanisë, trajneri 58 vjecar duket gati për një aventurë të re e në të ardhmen e tij sheh një skuadër klubi.

I intervistuar nga emitenti gjerman Zdf, tekniku ka nënvizuar se "pjesa më e madhe e kohës sime si trajner i kombëtares ka mbaruar. Vjen një moment në të cilin duhet të mendosh se cfarë duhet të bësh më pas dhe unë vazhdoj të jem i interesuar të drejtoj një skuadër klubi, që mendoj se duhet të jetë jashtë, jo në Gjermani".

Kontrata aktuale e Low skadon në 2020, por eleminimi i shpejtë në Botërorin e Rusisë e figura e keqe në Nations League mund të sjellin në një divorc të parakohshëm të një raporti të nisur në 2006. Përpara Botërorit, gjermani u kontaktua nga Real Madrid si zëvendësues i mundshëm i Zinedine Zidane, por trajneri nuk pati dëshirën të linte kombëtaren në atë moment. Tani gjërat kanë ndryshuar: "Real Madrid? Është një klub interesant për cdo trajner", u limitua të komentojë Low.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI