Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Flori Mumajesi një mesazh për këngëtarët që nuk kaluan në finale: Bëni këngë të bukura! (VIDEO)

Lapsi.al 8 December 2018
Flori Mumajesi një mesazh për këngëtarët që nuk
Flori Mumajesi pritet të performojë natën e sotme në finalen e festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa përflitet edhe si ndër artistët pretendentë për çmimin e madh. Mirëpo edhe përse është i lumtur për kualifikimin në finale, këngëtari i “Plas” nuk ka harruar të mbështesë edhe kolegët e tij, gara e të cilëve u mbyll në gjysmëfinale. Përmes një video në profilin e tij në “Instagram”, Flori shprehet se e rëndësishme është që kënga të pëlqehet nga publiku sepse jeta vazhdon. “Fap, fap ikën ditët dhe sonte do të jemi në finalen e ‘Kënga Magjike’. Një rrugëtim plot dashuri, plot muzikë, plot emocione, sidomos për ata që janë kualifikuar në natën finale. Unë këtë video po e bëj për ata që nuk janë kualifikuar. Edhe sikur të hidhemi poshtë e lartë, kënga e bukur mbetet, s’kemi ç’ti bëjmë. Se luan topi këtë! Kështu që mos u mërzisni, jeta vazhdon. Bëni këngë të bukura dhe ato do të mbeten.” – u shpreh Flori Mumajesi. Sakaq, Flori nuk i fsheh dot emocionet për mbrëmjen e sotme ndërsa sqaron se çfarëdo që të ndodhë, fitorja e tij më e madhe është publiku! “Sa për mua personalisht sonte, kam të njëjtin parim. Fitorja më e madhe jeni ju që e bëni këngën pjesë tuajën. Sigurisht, që çdokush në garë do të fitojë, por nëse kënga nuk mbetet, sa vlerë ka një fitore. Zero! Ju faleminderit të gjithëve, çfarëdo që të ndodhë sonte, unë ju kam fituar juve.” –u shpreh Flori Mumajesi. Flori performoi në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike” dhe e gjithë salla e Pallatit të Koncerteve u ngrit në këmbë për ta duartrokitur pas performancës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Të këshilluara

Ndahet nga jeta modelja amerikane

Ka qenë një nga protagonistet e sezonit të tetë të “America’s Next Top Model”. Jael Strauss ka vdekur në moshën 34-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga kanceri...

19:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI