Flash

Përse u kritikua performanca e Mc Kreshës dhe Fifit dje në "Kënga Magjike"

Lapsi.al 7 December 2018
Përse u kritikua performanca e Mc Kreshës dhe Fifit dje në

Me shumë padurim u prit nga publiku performanca live e këngës “Psikopatja jote” nga Fifi dhe Kresha duke qenë se ky duet është në “Top 3” këngët më të lakuara për të marrë trofeun.

Ndonëse publiku ishte gjithë kohës në këmbë duke kënduar pas Fifit dhe Kreshës në televizion u vu re se kishte një ngërç që nuk i lejoi këngëtarët të jepnin më të mirën e tyre.

Një sërë komentesh kanë vërshuar menjëherë në rrjet ku disa prej tyre thonë se Fifi ka qenë e ftohur ndërkohë që të tjerë thonë se brohoritjet e sallës nuk i kanë lënë këngëtarët të dëgjojnë muzikën në kufje.

E vërteta duket se ka qenë një problem teknik. Sipas Blitz.al, Kresha ka qenë mjaft i acaruar kur ka përfunduar performancën duke treguar në orapaskenë se në asnjë moment nuk e ka dëgjuar muzikën në kufje, çka e ka vështirësuar shumë këndimin.

Sidoqoftë dyshja padyshim do ketë një performancë edhe në finale e me siguri gjërat do jenë rregulluar deri atëherë. Publiku e pëlqeu performancën edhe pse kishe disa defekte të vogla që siç duket kanë ardhur nga teknika e audios.

https://www.youtube.com/watch?v=u5C4uGyOE_0

Të këshilluara

Kevin hart heq dorë nga prezantimi i Oscar

Vetëm tre ditë pasi emri i tij u bë publik, komediani dhe aktori Kevin Hart ka hequr dorë nga prezantimi i “Oscar 2019”. Arsyeja? Polemika që rinisi mbi disa po...

10:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI