Flash

Këngëtarja serbe e ftuar në Kosovë, çmendet rrjeti

Lapsi.al 7 December 2018
Këngëtarja serbe e ftuar në Kosovë, çmendet rrjeti
Këngëtarja serbe Ceca Raznatoviq do të mbajë koncert në Mitrovicë të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur portali serb “Telegraf”, ku raportohet se koncerti do mbahet nesër në orën 12. Në prag të udhëtimit për në Kosovë, Ceca ka folur dhe për mediat serbe. “Si në çdo koncert deri më tani, kam marrë një ftesë. E shihni se as nuk është reklamuar koncerti ose diçka e tillë. As në media nuk është raportuar se do të këndoj, as unë nuk e dija. Kam marrë një ftesë dhe e kam pranuar” – u shpreh ajo. “Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë sepse unë jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë” – shtoi më tej këngëtarja. E pyetur për ngjarjet e fundit në Kosovë, ajo ka thënë se nuk ka frikë nga kjo shfaqje në shtetin fqinj. “Nëse do të kisha frikë, nuk do të pranoja koncertin!”- u përgjigj ajo duke dërguar edhe një mesazh për serbët në Kosovë. “Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani” – përfundoi Ceca.
 
View this post on Instagram
 

Kako vreme odmiče shvatam da sam previše toga videla u svom životu da bi moja duša ostala ista! #cecaraznatovic

A post shared by C E C A (@cecaraznatovic) on

Të këshilluara

Mjekët kundërshtojnë vendimin e Meghan Markle

Dukesha është në pritje të fëmijës së parë dhe princ Harry së bashku me gjithë pjesëtarët e pallatit mbretëror janë shumë të përkushtuar tek ajo. Një kërkesë pa...

13:43

Kevin hart heq dorë nga prezantimi i Oscar

Vetëm tre ditë pasi emri i tij u bë publik, komediani dhe aktori Kevin Hart ka hequr dorë nga prezantimi i “Oscar 2019”. Arsyeja? Polemika që rinisi mbi disa po...

10:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI