Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Misteri Ozil: i dëmtuar nga video lojërat

Lapsi.al 7 December 2018
Misteri Ozil: i dëmtuar nga video lojërat

Mesut Ozil nuk vesh këpucët e futbollit që nga 5 tetori i kaluar, i shqetësuar nga problemet në shpinë që e detyrojnë të qendrojë i ndaluar. Gjatë periudhës së dëmtimit, fantazisti i Arsenal ka zhvilluar një interes të jashtëzakonshëm për video lojërat. Sipas shtypin gjerman e anglez, Ozil kalon një mesatare prej 5 orësh në ditë përpara tyre, një varësi që mund ti shkaktojë .... vonesë në kthimin në fushë.

Organizatori ka hapur kanalin e tij Tëitch, një platformë që lejon të publikojë video direkt në streaming, në 10 tetor, pesë ditë pas dëmtimit të tij. Në kanalin e tij është e mundur të shihet gjermani duke luajtur Fortnite, videolojë që është bërë virale pak muaj më parë. Daily Star ka verifikuar përmes portalit 'Wasted on Fortnite', që Ozil ka grumbulluar 5.221 ndeshje në periudhën e fundit.

Çështja e çuditshme e futbollistit të Arsenal mund të jetë rasti i parë i dëmtimit nga videolojërat në historinë e futbollit. Në fakt, ndoshta jo, sepse në 2005 edhe Nesta mbeti viktimë e joypad, duke akuzuar dhimbje në puls dhe dorë. Ndërkohë, kohët e fundit videolojërat nuk e dëmtuan, por bënë të mundur që Barcelona të pezullonte, për shkak të varësisë ndaj tyre, Ousmane Dembélé.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI