Flash

Madonna sulmon Lady Gaga-n në instagram, 'Mos u merr me mua'

Lapsi.al 6 December 2018
Madonna sulmon Lady Gaga-n në instagram, 'Mos u merr me mua'

Prej vitesh Lady Gaga dhe Madonna nuk kanë një marrëdhënie të mirë.

Pas një periudhe relativisht të qetë, duket se janë nxehur sërish gjakrat mes dy këngëtareve. Së fundmi Madonna ka akuzuar indirekt, Lady Gaga-n se i ka vjedhur një nga shprehjet e saj më të famshme. Drama mes tyre filloi në kohën kur në rrjete sociale po shpërndahej me shpejtësi një video e Gagas. Në video këngëtarja shprehej: “Mund të jenë 100 njerëz në një dhomë dhe 99 prej tyre nuk të besojnë, por rëndësi ka vetëm njëri, sepse ndryshon gjithë jetën tënde”. Megjithatë siç duket kjo shprehje është e njëjtë me atë që Madonna ka thënë në vitet ‘80. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ videon në të cilën dëgjohej duke thënë: “Nëse ka 100 njerëz në një dhomë dhe 99 thonë se të pëlqyen, unë kujtoj personin e vetëm që nuk më pëlqeu”. Më pas në një postim tjetër në rrjete sociale, Madonna shkruante: “Mos u merr me mua”, duke pasur nga komente të shumta nga fansat e saj dhe të Lady Gagas.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI