Flash

Hysaj, në janar e pret Chelsea: e konfirmon menaxheri i shqiptarit

Lapsi.al 6 December 2018
Hysaj, në janar e pret Chelsea: e konfirmon menaxheri i shqiptarit

Elseid Hysaj po kalon ndoshta vitin më delikat të karrierës. Në Napoli, pas largimit të Maurizio Sarri, mbrojtësi i djathtë nuk po gjen më paqe. Ardhja në pankinë e Carlo Ancelotti ka ndryshuar hierarkitë në skuadër dhe beniamini i Sarrit e ka të vështirë të gjejë tani fanellë titullari.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare megjithatë ka kërkesa në treg dhe në lidhje me merkaton, që do të ketë dritaren e saj dimërore, vetëm pas më pak se 1 muaji, ka ndërhyrë menaxheri i Hysajt, duke zbuluar lëvizjen e ardhshme: "Tratativa Hysaj-Chelsea në janar? Asgjë nga cfarë është shkruar nuk përjashtohet, sepse Hysaj është kërkuar nga Chelsea edhe në verë. Më duket se në atë rol Zappacosta nuk është në preferencat e Sarri e besoj kërkojnë një lojtar tjetër. Nuk e përjashtoj".

Kështu, për Radio CRC, Mario Giuffredi, menaxheri i shqiptarit ka lënë të hapur transferimin e Hysaj në Londër: "Në këtë moment të vitit nuk ekziston asnjë shoqëri që insiston. Flitet. Nëse nuk flet nuk ndodh asgjë, e nëse flitet gjithcka mund të ndodhë", përfundoi Giuffredi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI