Flash

Flori Mumajesi zbulon kujt i dedikohet kënga "Plas" (VIDEO)

Lapsi.al 6 December 2018
Flori Mumajesi zbulon kujt i dedikohet kënga "Plas" (VIDEO)
Pas prezantimit të këngës “Plas” në festivalin “Kënga Magjike”, në rrjetet sociale si dhe në media, u ngritën dyshimet se kënga mund të jetë një dedikim i kantautorit Flori Mumajesi për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur. Por në një intervistë në prapaskenën e festivalit për “Abc News”, Mumajesi sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd! Madje, lajmet e publikuara deri më tani që e lidhnin me një emër të caktuar, i ka cilësuar si “fake news”. Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur faktin se kënga është mirëpritur edhe nga njerëzit të cilët janë në një lidhje të lumtur dashurie, por kur kanë dëgjuar këngën, kanë vuajtur bashkë me të. https://lapsi.al/2018/12/03/mesazhet-sekrete-qe-flori-dhe-elvana-i-dergojne-njeri-tjetrit-mes-kengeve/ Sakaq, disa orë përpara se të ngjitet të performojë këngën “Plas” në skenën e “Këngës Magjike”, Flori komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në “Instagram”, duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve. “Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”. – shkruan këngëtari. Ditën e djeshme, Flori Mumajesi u shfaq në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, teksa zbuloi në rrjetet sociale se po merrte serum. Por gjatë mbrëmjes, ai u shfaq në publikun e “Këngës Magjike” duke treguar se nuk ishte asgjë serioze.

Të këshilluara

Ariana Grande:Mirënjohëse ndaj gabimeve

Ariana Grande ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, me meshkuj të famshëm. Ajo është zgjedhur “Gruaja e Vitit” [Woman of the Year] nga revista B...

13:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI