Flash

Billboard Music publikon artistët e vitit, Bebe Rexha në listën prestigjoze

Lapsi.al 6 December 2018
Billboard Music publikon artistët e vitit, Bebe Rexha në listën

Billboard ka publikuar dje listën e 10 këngëve më të mira për vitin 2018, 10 albumet më të mira dhe top artistët më të suksesshëm.

Ai që triumfoi ishte reperi Drake. Sipas ‘Billboard’ artisti më i mirë për vitin 2018 është Drake dhe kënga e tij ‘God’s plan’ u pozicionua në vendin e parë tek lista e 10 këngëve më të mira.

Drake ndiqet nga Post Malone tek 10 artistët më të mirë, i cili ka korrur sukses me 2 produksione muzikore që kanë hyrë tek 10 këngët më të mira të vitit. Kënga ‘Rockstar’ rendetit e 5-ta ndërkohë që ‘Psycho’ renditet në vendin e 6.

Në vendin e 3 tek 10 artistët më të mirë qëndron Ed Sheeran, ndërkohë që kënga ‘Perfect’ renditet në vendin e 2 tek këngët më të suksesshme.mBebe Rexha vazhdon të jetë një nga këngëtarët më të suksesshme në botë dhe duhet të themi që ajo po përjeton periudhën e saj më të mirë.Ylli shqiptar, ka arritur që të pozionohehet e treta n listën e 10 këngëve të vitit nga Billboard. Me këngën ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line, ajo u klasifikua në këtë listë prestigjioze. “Nuk mund ta besoj. Jam e shokuar. Çfarë viti i mrekullueshëm. Shumë falënderuese”, eshte shprehur Rexha në imazhin e publikuar.

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, me ‘Reputation’ qëndron në vendin e parë tek lista e albumet më të mira të 2018-ës. Ndërkohë që pozicionohet e 4-ta tek top 10 artistët më të suksesshëm të vitit. Një vit i suksseshëm ka qenë edhe për Cardi b, e cila qëndron e para tek lista e artistëve të rinj për 2018, ndërkohë që kënga e saj ‘I like it’ qëndron në vendin e 7-të.

Po lajmi i mirë për të gjithë ne është pozicionimi i këngëtares shqiptare, tanimë me famë ndërkombëtare: Dua Lipa, ku sipas ‘Billboard’ ajo pozicionohet e 4-ta tek lista prestigjoze e 'Top new artist'.

Të këshilluara

Pete heq dorë nga Ariana pas këtij veprimi

Mesa duket, Pete Davidson i ka thënë “thank u, next” (faleminderit, tjetri) ish-të dashurës së tij Ariana Grande në rrjetet sociale. Një burim për “Us Ëeekly”, ...

16:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI