Flash

Albi Nako sfidë Klaudia Pepës dhe balerinëve të Amici-t (FOTO/VIDEO)

Lapsi.al 6 December 2018
Albi Nako sfidë Klaudia Pepës dhe balerinëve të Amici-t
Mbrëmjen e djeshme Klaudia Pepa dhe 11 balerinë italianë i vunë flakën skenës së festivalit “Kënga Magjike” me performancën e tyre. Por ndërkohë që dje na mahniti Klaudia, sot e ka radhën Bora të kërcejë, moderatorja tjetër e festivalit, e cila ia ka besuar këtë detyrë koreografit Albi Nako. Ky i fundit ka publikuar një video sot, nga provat e spektaklit që pritet të na dhurojnë në natën e dytë të festivalit. Në pamjet e publikuara Bora shihet e veshur me të zeza nga koka te këmbët, në mesin e trupës së balerinëve të Albi Nakos. “Bora Zemani, Kënga Magjike”, shkruan koreografi në Instastory, duke na treguar se po punon për të na dhuruar një performancë magjike. Dhe duke qenë se Bora ka qenë ish-velinë e “Fiks Fare”, besojmë se s’do ta ketë shumë të vështirë të konkurrojë Klaudian, aq më pak me një profesionist si Albi.

Të këshilluara

Ariana Grande:Mirënjohëse ndaj gabimeve

Ariana Grande ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, me meshkuj të famshëm. Ajo është zgjedhur “Gruaja e Vitit” [Woman of the Year] nga revista B...

13:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI