Flash

Michelle Obama zbulon se Mbretëresha Elizabeta e konsideroi “mbeturinë” protokollin mbretëror

Lapsi.al 5 December 2018
Michelle Obama zbulon se Mbretëresha Elizabeta e konsideroi

Ish-zonja e Parë, Michelle Obama ka zbuluar se Mbretëresha Elizabeta e konsideroi “mbeturinë” protokollin mbretëror.

Vizita e fundit e Barack si president i SHBA-së u bë drejt Britanisë për të takuar Mbretëreshën. Michelle zbuloi se ajo po ankohej për rregullat e sigurisë kur po zbriste nga helikopteri.

“Kjo ndodhi në vizitën tonë të fundit kur shkuam në Kështjellën Windsor dhe morëm Marine One, helikopter, dhe ne u ulëm në një fushë. Ne do të udhëhiqeshim nga Mbretëresha.

Një nga qëllimet e mia kryesore për tetë vitet si Zonjë e Parë ishte që të mos bëhesha kurrë meme në rrjete sociale.

Kështu që unë kisha protokollin në mendje gjatë gjithë kohës dhe mendoja si të mos shikoja shkallët, të mos prekja askënd dhe të mos rrëzohesha. Në këtë moment Mbretëresha tha ‘vetëm hyni, uluni ku të dëshironi’. Kur i thashë se po kujtoja protokollin, ajo tha, ‘Oh është e gjitha mbeturinë, vetëm hyni’”, u shpreh Michelle.

Në instervistën për “Chimamanda Ngozi Adichie”, zonja Obama kujtoi një vizitë tjetër dhe polemikat që shkaktoi kur preku belin e Mbretëreshës.

“Unë e preka atë. Pas gjithë kësaj, unë jam një njeri.”, përfundoi Michelle.

Të këshilluara

Pete heq dorë nga Ariana pas këtij veprimi

Mesa duket, Pete Davidson i ka thënë “thank u, next” (faleminderit, tjetri) ish-të dashurës së tij Ariana Grande në rrjetet sociale. Një burim për “Us Ëeekly”, ...

16:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI