Flash

Arjola Shehu: E lumtur që m'u besua ky projekt italian

Lapsi.al 5 December 2018
Arjola Shehu: E lumtur që m'u besua ky projekt italian

Siç u njoftua ditë më parë, Arjola Shehu ndodhet në Itali për të marrë pjesë në projektin “Tipicita”, ku do të prezantojë në krah të gazetarit Marco Ardemagni. Por disa foto në studiot “Rai-t” ngritën dyshimet se për moderatoren shqiptare janë hapurt dyert edhe në televizionin e shtetit fqinj. E kontaktuar nga revista “Anabel.al”, Ajola sqaroi se nuk ka filluar punë në televizionin italian por thjesht ishte e ftuar për të vizituar studiot.

“Më vjen mirë që më kontaktoni. Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambjentet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni. Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.” – tha Ajola Shehu. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë aspak se Ajola nuk aspiron të ngjisë shkallët e karrierës edhe në Itali. “E hapur [për një karrierë në televizionet italiane] patjetër që jam, por momentalisht ky është projekti që kam në dorë. Nuk dua të tregoj shumë për planet e tjera pasi këto kohë jam bërë pak supersticioze”, – tha moderatorja. “Tipicità Festival” është një projekt italian, që ka në qëndër ushqimin, turizmin, produktet organike si dhe biodiversitetin.

Të këshilluara

Gabriel Garko:Mjaft me akuzat si gay

Gabriel Garko në një intervistë për “Chi” ka folur për jetën e tij private si dhe ka treguar arsyet e largimit nga skena për disa muaj. Ai ka treguar se bëri kë...

11:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI