Flash

Të famshmit që do të "pushtojnë" botën në 2019, pjesë e tyre dhe...

Lapsi.al 4 December 2018
Të famshmit që do të "pushtojnë" botën

Këngëtarja Era Istrefi, pritet të jetë në listën e personave të njohur të cilët pritet të pushtojnë botën në vitin 2019.

Ajo është përfshirë në listën e 28 personave që do kenë më shumë ndikim në botë, në një klasifikim të bërë nga ‘Politico’.

Në shkrimin e portalit në versionin e Europës thuhet se, “Era Istrefi po e vendos Kosovën në hartë edhe nëse dikush nuk e do aty”.

Më tej nënvizohet se këngëtarja 24-vjeçare nga Prishtina, ka përjetuar një famë të shpejtë ndërkombëtare, pasi një prej këngëve të saj në shqip, u bë hit në botë, duke i siguruar edhe kontratën e parë me një kompani amerikane.

Ndër të tjera thuhet se Era arriti të bashkëshkruajë dhe performojë himnin e Kampionatit Botëror ‘Live It Up’, bashkë me këngëtarët Nicky Jam dhe Will Smith.

Nënvizohet se dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, Istrefi është pjesë e gjeneratës së re të artistëve dhe yjeve të sportit që po promovojnë vendin dhe Ballkanin si imazh alternativ në krahasim me atë të dominuar nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar që grinden për të ardhmen.

Krahas Erës, në shkrim përmendet edhe Rita Ora dhe futbollisti Xherdan Shaqiri, për rolin e tyre në botë.

Të këshilluara

Young Zerka publikon duetin e ri (VIDEO)

Dy reperët, ai i njohur me nofkën Keepman dhe Young Zerka, kanë publikuar një këngë si bashkëpunim. Dyshja kanë lançuar bashkë këngën “Smile” e cil...

15:18

Një tjetër shqiptar krah Cardi B

Cardi B duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me shqiptarët! Pasi disa javë më parë, reperja e hitit “Taki Taki” realizoi setin fotografik për klipin, me shqip...

14:46

Macaulay Culkin: Nuk i shoh më filmat e mi

Kjo është periudha e vitit kur Macaulay Culkin i njohur si Kevin është i preferuari i personazheve të filmave të festave. I njohur për filmin klasik të Krishlin...

14:30

Eddie Murphey baba për herë të 10-të

Eddie Murphy bëhet baba për herë të 10-të dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të duartrokasim. Aktori 57-vjeçar dhe nusja e tij, Paige Butcher, 39 vjeçe, m...

13:15

Dua Lipa realizon ëndrrën e saj (FOTO)

Dua Lipa  sapo na ka treguar një nga ëndrrat më të mëdha, të cilën ka arritur ta realizojë. Të ishte në kopertinën e “British Vogue”. Vetë këngëtarja ka publik...

13:18

Arjola Shehu,në një emision italian (Foto)

Arjolën do e shohim në ekran në vitin 2019, por jo në një ekran shqiptar. Ka qenë vetë moderatorja e cila nëpërmjet një video-je dhe disa fotove në postuar n...

10:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI