Flash

Skuadra e momentit: Në 8 javët e fundit ka marrë më shumë pikë se Partizani e Skënderbeu

Lapsi.al 4 December 2018
Skuadra e momentit: Në 8 javët e fundit ka marrë më

Është në vendin e tretë të kampionatit, por në tetë javët e sprintit e ka futur veten në garën për titull, dicka që në fillim të sezonit nuk i dukej e mundur as më optimistit ndër tifozëve. Teuta është ekipi i momentit në Superiore, duke marrë 6 fitore dhe 2 barazime në tetë javët e fundit. Me një llogari të shpejtë, nëse renditja e Superiores do të konfigurohej në bazë të këtyre 8 javëve, në krye të kampionatit do të ishte Teuta: Durrsakët kanë bërë gati pikë të plota, me 20 në 24 të mundshme, duke lënë pas edhe Partizanin e Skënderbeun.

E pasi kanë mundur në Korcë Skënderbeun, testi i së vërtetës për të besuarit e Bledi Shkëmbit do të jetë ai me Partizanin në fundjavë. Kryesuesit e kampionatit, shihen si favoritët kryesor për të titullin kampion, por Teuta ushtron presion nga pas. Në këtë takim Shkëmbi nuk do të ketë në dispozcion dy futbollistë të rëndësishëm si Gerhard Progni dhe Fabian Beqja.

Të dy lojtarët janë të pezulluar: sulmuesi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, ndërsa Beqja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fituar ndaj Skënderbeut. Në mungesë të Beqjat, në krahun e mjatë rikthehet Esin Hakaj, i cili nuk është pjesë e formacionit prej disa ndeshjesh. Ndërkohë vendin e Prognit mund ta marrë Traore, Vecaj apo edhe Kruja, i cili ndonëse ka bërë mirë në javët e para, tani është ambjentuar me pankinën.

Pavarësisht mungesave objektivi nuk ndryshon, Shkëmbi kërkon fitoren në Niko Dovana, për të vazhdur serinë e fitoreve. Pasi u bënë skuadra e parë që fitoi në fushën e kampionëve në fuqi këtë sezon, entuziazmi është i madh te bregdetarët, që kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum, pa kaluar në eufori.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI