Flash

Majk: Nuk martohem me femrat kosovare, bëjnë jetë luksoze dhe pa punë

Lapsi.al 4 December 2018
Majk: Nuk martohem me femrat kosovare, bëjnë jetë luksoze dhe pa

Majk ka treguar për herë të parë arsyen përse është beqar dhe s’ka ndërmend të martohet. Përmes një postimi në Instagram, ai ngre një pikëpyetje të madhe rreth atyre femrave që bëjnë jetë luksoze dhe vishen me veshje të tilla, ndërkohë që kanë një rrogë mesatare ose janë fare pa punë. Megjithatë Majk nuk i përgjithëson të gjitha femrat, pasi flet vetëm për ato të qytetit të tij, Prishtinës.

“Takat 1000 euro, Iphone-in 1000 euro, çantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë…Femrat në qytetin tim. WOW si e bëni këtë? Dmth ju jeni mrekulli”, shkruan ai për të vazhduar më pas: “Dhe ende më pyesin pse nuk po martohesh ose pse u ndave”, shkruan reperi.

Megjithatë jo të gjitha fanset janë dakord me konkluzionin e tij. Ka mjaft prej tyre që shkruajnë se jo të gjitha femrat janë njësoj duke mbrojtur ato që bëjnë punë të ndershme.

“Nuk janë të gjitha femrat ashtu, ju te ato shkoni. Ka plot vajza me jetë normale, me punë të ndershme, po ju ato nuk i doni, ndaj mos të të vijë aspak çudi”, i shkruan një komentuese.

Reperi nuk ka replikuar me asnjë prej tyre, përkundrazi, ka publikuar një reagim komplet ndryshe në Instastory, të një vajze që shton se ka dhe nga ato femra që prishin familje vetëm për të siguruar jetën e luksit. Megjithatë Majk më pas e ka fshirë postimin. Të jetë penduar vallë?

Të këshilluara

Young Zerka publikon duetin e ri (VIDEO)

Dy reperët, ai i njohur me nofkën Keepman dhe Young Zerka, kanë publikuar një këngë si bashkëpunim. Dyshja kanë lançuar bashkë këngën “Smile” e cil...

15:18

Një tjetër shqiptar krah Cardi B

Cardi B duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me shqiptarët! Pasi disa javë më parë, reperja e hitit “Taki Taki” realizoi setin fotografik për klipin, me shqip...

14:46

Macaulay Culkin: Nuk i shoh më filmat e mi

Kjo është periudha e vitit kur Macaulay Culkin i njohur si Kevin është i preferuari i personazheve të filmave të festave. I njohur për filmin klasik të Krishlin...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI