Flash

Zyrtare/ VAR fiton betejën e besimit dhe futet në lojë në Champions League

Lapsi.al 3 December 2018
Zyrtare/ VAR fiton betejën e besimit dhe futet në lojë në

Pritja ndoshta ishte më e gjatë se duhej, por më në fund është zyrtare: Var do të përfshihet në edicionin aktual të Champions League duke filluar nga 1/8 e finaleve e më pas. Ekzekutivi Uefa ka vendosur zyrtarisht aplikimin e Video Assistant Referee, që duhet të shërbejë për të fshirë polemikat që vitin e kaluar karakterizuan fazat finale të kompeticionit (mbi të gjitha në Real-Juve e Real-Bayern). Muaj më parë presidenti i Uefa Ceferin kishte njoftuar moviolën në fushë për sezonin 2019/2020, por ëprfshirja është më e shpejtë dhe Var do të përdoret edhe në Europianin Under 21 në program në qershor.

"Jemi gati të përdorim Var më shpejt se kishim menduar e jemi të bindur se do të jetë një benefit për kompeticionet tona". Kështu presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, i ka hapur rrugën video-asistencës së arbitrave në Champions, duke nisur nga 1/8 e finales së këtij sezoni futbollistik. Ekzsekutivi i Uefa ka lajmëruar edhe përdorimin e Var në finalen e Europa League e në Final Four të Nations League.

Të këshilluara

Topi i Artë 2018: dita e të vërtetës…

Dita e madhë mbërriti: në mbrëmje në orën 20.45 në Parisi do të nisë ceremonia për të zbuluar fituesin e Topit të Artë 2018, cmimi i përvitshëm i France Footbal...

11:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI