Flash

Michelle Obama ndan disa këshilla me Meghan Markle

Lapsi.al 3 December 2018
Michelle Obama ndan disa këshilla me Meghan Markle

Ish Zonja e Parë, Michelle Obama ka ndarë disa këshilla me dukeshën e Sussex rreth përshtatjes me të qenurit në qendër të vëmendjes.

“Ashtu si unë, Meghan ndoshta nuk ëndërroi që të kishte një jetë si kjo,”-tha Michelle për revistën Good Housekeeping. “Presioni që ti ndjen, nga vetja dhe nga të tjerët, ndonjëherë mund të ndihet shumë. Ndaj këshilla ime më e madhe është që të marrë ca kohë dhe të mos bëjë asgjë me nxitim.”

Ajo shpjegoi vështirësitë që hasi fillimisht si Zonjë e Parë.

“Muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë i kam kaluar duke u shqetësuar kryesisht për vajzat e mia, duke u siguruar që ato të ishin mirë në shkollë dhe të bënin miq të rinj para se të nisja të merresha me ndonjë punë më ambicioze. Mendoj se është në rregull, është mirë madje, ta bëjmë këtë,”-tha zonja Obama.

Michelle ndërrmori një sërë iniciativash gjatë viteve të saj në Shtëpinë e Bardhë, me një fokus të veçantë në ushqyerjen dhe shëndetin e fëmijëve.

Meghan tashmë është përfshirë në projekte të reja që kur u bë pjesë e familjes mbretërore më heret këtë vit, një prej tyre ndihma për të prekurit nga zjarri i Grenfell Toëer.

Gjithashtu Markle, para angazhimit si Dukesha e Sussex, ishte aktiviste për një sërë temash gjatë gjithë karrierës së saj aktive, duke përfshirë fuqizimin e femrave, një pasion i përbashkët me Obamën.

“Unë mendoj se Meghan mund të maksimizojë ndikimin e saj tek të tjerët, ashtu edhe në lumturinë e saj, nëse bën diçka që e përcjell me personalitetin e saj,”-përfundoi ish-Zonja e Parë.

Të këshilluara

Noizy i kthen përgjigje Seven Saracit

Noizy dhe Seven Saraçi duket se kanë nisur një sherr virtual mes tyre. Pak ditë më parë reperi kosovar zbuloi përmes një postimi në Instastory se Noizy kërkon t...

15:27

Don Phenom publikon klipin e ri (Video)

Don Phenom ka qenë mjaft aktiv kohëve të fundit. Në një distancë të shkurtër kohore ai i ka shtuar repertorit muzikor tre këngë të reja, të cilat janë: “Lek si ...

11:08

Risia e re për publikun në 'Kënga Magjike'

Në emisionin “E Diela Shqiptare”, është zhvilluar faza e seleksionimit të artistëve të rinj për netët finale të “Kënga Magjike”. Juria ka përzgjedhur mes atyre...

09:58

Dua Lupa rrëmben një tjetër çmim

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare është vlerësuar sërish me një çmim mjaft të rëndësishëm gjatë eventit të organizuar nga ‘Variety’. Dua ka marrë çmimin ...

16:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI