Flash

Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë

Lapsi.al 3 December 2018
Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk
Ka një strategji ngjashmërisht të frikshme mes atyre që mbrojtën shembjen e teatrit dhe atyre që e kanë shndërruar në kauzë rrafshimin e shtëpive tek Unaza e re. Të gjithë, gazetarë, analistë dhe media pranë pushtetit (lexo shkrimin këtu poshtë) janë të gatshëm të flasin për gjithçka: për moralitetin e zaptuesve të vendosur dy dekada më parë në Tiranë, për teoritë e zhvillimit të qytetit, për interesat e Lulzim Bashës në këtë çështje, për burrat e munguar të polices së plagosur Ina dhe për mënyrën se si ka proceduar qeveria Berisha në raste të ngjashme. Lexo më tej: Faktet/ Shërbimi qesharak që Topi dhe Klani i bëjnë Ramës dhe Veliajt Njësoj si në debatin për teatrin, kur nuk nguronin të diskutonin nëse duhet përkrahur risia apo mbrojtur tradita, ka të drejtë Asqeriu apo Ndrenika, është duke u shembur apo mund të rezistojë godina, shkakton apo jo kancer, po njësoj edhe tani, të gjithë mbrojtësit mediatikë të qeverisë se kanë me droje përballjen. Por vetëm për një gjë askush nuk guxon të shprehet. Kam lexuar me dhjetra shkrime, kam qëmtuar me qindra qëndrime në debatet televizive, por kam vërejtur me çudi që të gjithë fshihen përballë pyetjes: ka apo nuk ka vjedhje? Askush, po askush deri më tani, edhe avokatët më fanatikë edhe ata që paguhen legalisht nga bordet e qeverisë, edhe ata që ushqehen në mënyrë okulte prej saj, nuk ka dalë e t’i vërë gjoksin “duarve te pastra” të atyre që qëndrojnë pas këtij projekti. Grupi i gatshëm që mbështet dyshen Veliaj- Rama me çdo lloj cirku dhe që denigron me po të njëjtin zell, trinomin Berisha- Basha- Kryemadhi, i anashkalon disa pyetje të thjeshta… Si ka mundësi të paguhen 40 milionë euro për 2.2 kilometra? Po, mirë, pavarësisht se kjo s'ndodh në asnjë vend normal të botës, le ta pranojmë se po ngjan këtu. Le ta pranojmë edhe se këto kosto qenkan reale. Po si ka mundësi që për këto 40 milionë, projekti është dhuruar gratis? Si ka mundësi që  "donatori" qenkësh porositur prej njërës prej firmave që më pas ka rezultuar fituese? Si ka mundësi që nuk u kërkua një projekt alternativ, që ndoshta parashikote një kosto më të ulët? Si ka mundësi që krejt papritmas, kundër planeve dhe projekteve të miratuara, gjërësia e rrugës u rrit ndjeshëm? Mos vallë se kompanive ndërtuese u duheshin më shumë para? Si ka mundësi që nuk u zhvillua një garë reale për të ndarë 40 milionë euro, por në të treja tenderimet u paraqit një kompani fallco me ofertë zero, si vëllezërit Hysa? Si ka mundësi që u mbyllën sytë për subjekte të cilat ligji shqiptar i pengon të hyjnë në garë dhe si u shpallën fituese kompani të regjistruara në parajsat fiskale?

Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40 milionësh

I gjithë ky enumeracion pyetjesh i shton shumë dyshimet se tek Unaza e re, nuk kemi të bëjmë me një aferë të pastër dhe të ndershme. Prandaj, tërë ata që duan ta mbrojnë qeverinë janë të gatshëm të flasin për gjithçka, vetëm kësaj njolle nuk i vënë dot gjoksin. Lexojini shkrimet e tyre, vëzhgojini paraqitjet e tyre në TV, analizojini kronikat që bëjnë dhe do të kuptoni se kush refuzon të shprehet për këto pyetje (qoftë edhe duke mbrojtur qeverinë) është duke ju gënjyer. Është fiks njësoj si me historinë e Tetatrit Kombëtar, që kush hiqej si idhtar i Tiranës moderne, si dashnor i famës së Bjarke Ingels, si kundërshtar i trashëgimisë fashiste, nuk qe asgjë më shumë sesa gardist i zellshëm i grabitësve Rama- Fusha. ©Lapsi.al Një hetim që nuk duhet humbur: Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Të këshilluara

Gomari që bëri patriotin në Pejë

Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme. Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar. Kurse njer...

20:49

Regjizori i dy qeverive

Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të S...

18:24

Gjuetia e vetmuar e Edi Ramës

Eshtë e lehtë  të dallohet se si fushata propagandistike është shndërruar në gjueti shtrigash me përfshirjen direkte të Ramës. E filloi të enjten në Parlame...

14:17

Unë nuk jam me banorët e Unazës së re

Problemi dhe dhimbja e rreth 2000 banorëve që qeveria ka vendosur t’u prishë në mënyrë harbute shtëpitë po zë një vend të ekzagjeruar në debatin rreth asaj që p...

14:48

Çfarë po blen Erjon Velija me Unazën e Re

Brenda dramës së madhe që po luhet këto ditë të ftohta me banorët e dëshpëruar të Unazës së Re, ka edhe një dramë tjetër të vogël, personale, e cila përditë e m...

10:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI