Flash

Rekord shitjesh për 15 ditë libri i Michelle Obamës

Lapsi.al 2 December 2018
Rekord shitjesh për 15 ditë libri i Michelle Obamës

Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA vetëm 15 ditë pas botimit.

Janë shitur më shumë se 2 milionë kopje në SHBA dhe Kanada.

Shifrat e shitjeve u njoftuan nga Penguin Random House të premten.

Shtëpia Botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut.

Libri është një dritare në jetën personale të çiftit Obama para, gjatë dhe pas qëndrimit së tyre në Shtëpinë e Bardhë, si Zonja e Parë afrikano-amerikane dhe presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, Barack Obama.

Në libër, ajo rrëfen për vështirësitë në martesën e saj me Barack, duke zbuluar se çifti ka pësuar një abort dhe më vonë përdori fertilizimin in vitro (IVF) për të ngjizur dy fëmijët, Malia dhe Sasha.

Të këshilluara

Liam Payne, flirti me Kourtney K

Pak kohë më parë Liam Payne i dha fund lidhjes së tij me ish-partneren, Cheryl. Tani që është përsëri beqar, siç duket Liam ka filluar të mendojë për një lidhje...

14:15

Julian Deda: Përse u largova nga Portokalli

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë aktori i njohur Julian Deda. Ai ka folur për të rejat...

12:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI