Flash

Video/ Misteri i penalltisë së Skënderbeut: me Muzakën në fushë, e humbet Aliti

Lapsi.al 1 December 2018
Video/ Misteri i penalltisë së Skënderbeut: me Muzakën

Skënderbeu humbet ndeshjen e parë në shtëpi dhe humb kontaktet me Partizanin e vendit të parë, i mundur nga Teuta me 10 futbollistë. Vendosi një gol i Camara në minutën e 33, por nëse shifrat ishin 1-0 merita ishte e Isli Hidit në portën e durrësakëve dhe Fidan Alitit që gaboi 11 metërshin që do ti kishte ndryshuar fytyrën ndeshjes.

Ky është edhe episdoi deciziv në Korçë, pikërisht kur Beqja ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Teutën me 10 futbollistë. Nga pika e bardhë u paraqit Aliti, që në goditjen e tij nuk surprizoi portierin Hidi. Vetëm se ka një befasi në këtë histori. Me Muzakën në fushë, që është edhe ekzekutuesi i të gjithë penalltive të Skënderbeut, goditjen e mori përsipër mbrojtësi që e shpërdoroi.

"Muzaka është goditësi i parë, - tentoi të shpjegonte tekniku Shehi pas ndeshjes - , por në atë moment ishte i dëmtuar dhe nuk kishte mundësi ta godiste. Ndaj u paraqit Aliti, por këto ndodhin".

Ky është versioni zyrtar i korcarëve, vetëm se Muzaka e mbylli ndeshjen deri në fund, madje shënoi edhe një gol, që u anullua për faull në sulm. Një ditë “jo” për skuadrën e Orges Shehit, që përvec penalltisë i'u anuluan 3 gola, 2 për pozicion jashtë loje dhe ai i Muzakës për faull në sulm.

Teuta është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, 2 më pak se Skënderbeu i vendit të dytë dhe 6 më pak se Partizani i vendit të parë, me të cilin do të ndeshet javën e ardhshme.

Të këshilluara

Video / Rekordi i mashtrimit në Kinë

Kanë arritur një super kohë!!! Dhe çfarë rekordi personal!!! Atletë të stërvitur mirë? Jo, janë thjesht mashtrues!  Sepse super koha në fjalë në realitet ës...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI