Flash

Nick dhe Pryanka zyrtarish burrë dhe grua

Lapsi.al 1 December 2018
Nick dhe Pryanka zyrtarish burrë dhe grua

Nick Jona dhe Priyanka Chopra janë burrë dhe grua! Çifti ka lidhur kurorë në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve në Indi të shtunën, bëjnë të ditur burime për revistën “People”.

Ndërsa ende nuk janë bërë publike fotot e dasmës, mësohet se nusja e re kishte zgjedhur një fustan të markës Ralph Lauren, krijuar enkas për të, ndërsa Jonas, një kostum të së njëjtës markë. Po ashtu, edhe shoqëruesit e nuses apo edhe të dhëndrit i kishin besuar Ralp Lauren për pamjen e tyre identike me njëri-tjetrin, gjatë dasmës.

Ishte babai i dhëndrit, Paul Kevin Jonas, i cili kurorëzoi në martesë çiftin, gjatë ceremonisë ku u shkëmbyen unazat e martesës si dhe u bënë betimet e dasmës. Ndërkohë që të dielën, do të mbahet dasma me traditat hindu, për të nderuar rrënjët e aktores 36-vjeçare.

“Ata kanë vendosur të bëjnë dy dasma. FIllimisht, u bë dasma perëndimore dhe të dielën do të organizohet ceremonia që nderon trashëgiminë kulturore të Priyankës. Ata janë shumë të lumtur për dasmën dhe gjithçka po shkon për mrekulli.” – thanë burimet.

Martesa e çiftit të njohur erdhi katër muaj, pas fejesës së bujshme në Indi, në qershor të vitit 2018.

Të këshilluara

Julia Roberts sfidon familjen Kardashian

Është padyshim një ndër aktoret më të talentuara të “Hollywood-it”, e cila numëron suksese të panumërta me rolet e saj protagoniste. Por Julia Roberts duket se ...

13:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI