Flash

Studimi/ Efekti që pirja e kanabisit ka te seksi

Lapsi.al 30 November 2018
Studimi/ Efekti që pirja e kanabisit ka te seksi

Një nga stereotipet më të zakonshme është se tymosja e kanabisit ju bën dembel. Një person që tymos kanabis shpeshherë portretizohet si dikush që qëndron ulur tërë ditën në divan ku ha ushqime të pashëndetshme dhe përton të bëjë ndonjë aktivitet – qoftë edhe nëse është fjala për seks.

Por, hulumtimet e fundit shkencore e kanë kundërshtuar këtë klishe. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of Sexual Medicine”, përdorimi i kanabisit lidhet me një rritje të shpeshtësisë së seksit. Me fjalë të tjera, personat që tymosin kanabis janë më të prirë të bëjnë seks më shpesh sesa ata që nuk tymosin.

Pasi analizuan të dhënat e më shumë se 28000 femrave dhe 22000 meshkujve, rezultatet treguan se nuk ka asnjë bazë ideja se kanabisi redukton epshin seksual dhe madje nuk ka as asnjë lidhje mes tymosjes së kanabisit dhe ndonjë çrregullimi në funksionin seksual.

Një tjetër studim, i cili u publikua vitin e kaluar zbuloi se 68% e femrave që përdorin kanabis para seksit kishin raportuar për më shumë kënaqësi gjatë aktit. Përndryshe, statistikat thonë se 238 milionë njerëz anë e mbanë botës përdorin kanabis, ndërsa kjo drogë është tashmë e legalizuar në 9 shtete të SHBA-së.

Të këshilluara

Pse duhet të bëni seks çdo mëngjes

Pas një dite të gjatë në punë, krejt çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini. Por në mëngjes, atëherë kur rrezet e diellit futen nga dritarja, nj...

11:12

Netflix lë në vend të dytë Youtube

Netlflix apo Youtube është njësoj si të thuash SHBA apo Europë. Kështu janë të ndarë dy aplikacionet e njohura. Netflix sundon kryesisht në Amerikë dhe arrin de...

17:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI