Flash

Nicki i rikthehet sherrit me Cardi B

Lapsi.al 30 November 2018
Nicki i rikthehet sherrit me Cardi B

Nicki Minaj paska në plan që të rindezë sherrin me Cardi B, pasi ka punësuar dy banakiere, të cilat po përgatiten të padisin reperen. Baddie Gi dhe Jade akuzuan Cardi-n se ka urdhëruar një sulm ndaj tyre në klubin ku ato punonin. Cardi ka mohuar pretendimet por vajzat duket se kanë mbështetjen e Nicki-t, pasi u shfaqën në klipin e saj më të fundit “Good Form”. Ky veprim padyshim që do të ndezë tensionet midis Nicki-t dhe yllit të hitit “Bodak Yellow”, që arritën kulmin pas një grindjeje në Javën e Modës në New York, në muajin shtator. Jade falenderoi Nicki-n që i dha mundësinë të dilte në klip, pasi tha: “Kjo është çmenduri!” Në video, vajzat shihen duke bërë twerking së bashku me veshje ekstravagante dhe provokuese. Vendimi i Nicki-t për të pasur Baddie Gi dhe Jade në videon e saj pa dyshim do të nevrikosë Cardi-n, pasi raportet pretendojnë se dyshja po përgatitet të padisë reperen për një sulm që ndodhi në Angels Strip Club në Nju Jork.

https://www.youtube.com/watch?v=OSj7YAnY0Ak

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI