Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Milan/ Ndershmëria i heq një gol Cutrones, që korigjon Uefa-n

Lapsi.al 30 November 2018
Milan/ Ndershmëria i heq një gol Cutrones, që korigjon Uefa-n

Përfundimi i ndeshjes mes Milan e Dudelange bëhet intriguese, por për një motiv të vecantë. Pas frikës së madhe, kuqezinjtë kanë përmbysur rezultatin 5-2, ku protagonist i sfidës ishte Patrick Cutrone, autor i dy golave, madje vetëm një goli, por nëse numri është reduktuar kjo vetëm falë ndershmërisë së lojtarit.

Goli i barazimit 2-2 të kuqezinjve fillimisht është konsideruar autogil, më pas i është atribuuar Cutrone, e në fund Stelvio Cruz, mbrojtësit të Dudelange. Uefa korigjoi veten, duke komunikuar si gol të numrit 63 milanist. Imazhet nuk të ndihmojnë në këtë rast, por ka menduar vetë sulmuesi të vendosë drejtësi: "Duhet të jem i ndershëm, nuk e preka topin - ka thënë Cutrone duke qeshur – Goli i dytë nuk është i imi. Kur është e drejtë është e drejtë, nuk e preka".

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/1GOWz8mDcoB7h2mv4AnL_29_a39d4f40f4f9d90908aac721ce449bcd_video_720p_converted.mp4

Pas deklaratave të sulmuesit të ri të Milan, ka ardhur edhe korigjimi i fundit i Uefa, që ka shënuar tashmë autogolin e Cruz. Një gabim i vogël, por që pak i intereson sulmuesit të Gattuso, që me golin e 1-0 është ngjitur në kuotën 8 në Europa League.

Të këshilluara

Video/ Dudelange përmbys Milan në San Siro

Katastrofë për Milan në San Siro, që nga avantazhi e sheh veten të përmbyset nga Dudelange. Sapo ka nisur pjesa e dytë e sfidë, për skuadrën nga Luksemburgu ka...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI