Flash

A do të jetë Flori Mumajesi pjesë e spektaklit "Kënga Magjike"?!

Lapsi.al 30 November 2018
A do të jetë Flori Mumajesi pjesë e spektaklit "Kënga

Të gjithë fansat e Flori Mumajesit u surprizuan tejmase këtë të mërkurë, pasi kantautori i njohur, pas një heshtjeje të gjatë, publikoi më në fund projektin e tij të ri muzikor: bashkëpunimin me Brunon, të titulluar “Ia ke bo vetes”.

Ky ishte padyshim një hap i papritur nga artisti, të cilin të gjithë e prisinin të dielën e shkuar të prezantonte këngën konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”.

Mirëpo, Mumajesi nuk u shfaq përkrah këngëtarëve të tjerë konkurrentë, duke ngritur dyshime të shumta se ai mund të kishte ndërruar mendje, duke hequr dorë nga gara në moment të fundit dhe duke zgjedhur më mirë të publikojë një këngë me Brunon e cila deri më tani ka rezultuar mjaft e suksesshme. Por duket se gjërat nuk janë aspak kështu.

“Iconstyle.al” ka mësuar ekskluzivisht se kantautori i famshëm do të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike” dhe se po vijon punën me produksionin që pritet ta prezantojë këtë të diel.

Pra, Flori ka vendosur të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor, pas një pauze të shkurtër. Sakaq, pak është mësuar se “Kënga Magjike”, do të mbahet në datat 5 dhe 6 dhjetor, ndërkohë që finalja e madhe do të mbahet me datë 8 dhjetor.

Kujtojmë se ky vit shënon një edicion të rëndësishëm për festivalin e vetëm të muzikës moderne shqiptare, pasi mbush plot 20 vite nga edicioni i tij i parë.

Të këshilluara

Rita Ora, në lidhje me aktorin amerikan

Sipas ‘The Sun’ këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield që është bërë i njohur me rolin e ‘Spider-Man-it' janë në hapat e ...

12:00

Sylvester Stallone:Asnjëherë më Rocky

Duket se tashmë i ka ardhur më të vërtetë fundi dhe pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave të realizuar, Silvester Stallone var dorezat e Rocky Balboas në gozh...

11:30

Kënga Magjike 2018, zbulohen datat

Këtë vit është edicioni i 20-të i festivalit të ‘Këngës Magjike’ ku këngëtarët konkurojnë me njeri –tjetrin  për çmimet e shumta dhe vendin e parë. Faqja zyr...

16:00

Kivanc Tatlitug merakos fansat me pamjen e tij

Është rikthyer së fundmi me serialin “Collision” dhe së bashku më drejtorin e serialit Uluc Bayraktar ishin në Asmalimecit. Ata hëngrën një darkë dhe kur krahas...

15:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI