Flash

Të krishterët feminisë hartojnë "Biblën e Femrës" (FOTO/VIDEO)

Lapsi.al 28 November 2018
Të krishterët feminisë hartojnë "Biblën e

Njëzet teologe protestante dhe katolike, të lodhura nga teksti i shenjtë i Biblës, i përdorur për të legjitimuar nënshtrimin kulturor dhe fizik të grave, kanë vendosur të publikojnë një rilexim kritik dhe feminist.

Rezultati është “Une Bible des Femmes”, i sapopublikuar nga shtëpia botuese “Labor et Fides”, nën mbikqyrjen e Elisabeth Parmentier, Pierrette Daviau dhe Lauriane Savoy. Projekti u prezantua në Gjenevë nga Parmentier dhe Savoy, dy mësuese të Fakultetit të Teologjisë, i themeluar më shumë se 4 shekuj më parë nga Jean Calvin, babai i protestantizmit francez.

Bashkë me teologen katolike kanadeze Pierrette Daviau, dy mësueset protestante kanë mbledhur në Gjenevë një grup studiuesesh me prejardhje të ndryshme gjeografike, fetare dhe breznore. Në një intervistë për mediat, Savoy ka shpjeguar që në Bibël ekzistojnë pasazhe të shumta ku gruaja “denigrohet”, por gjithashtu edhe pasazhe të tjera që thonë gjëra diametralisht të kundërta.

Bibla nuk është një tekst monolitik, por i përbërë nga shumë libra të shkruar në periudha të ndryshme dhe në zhanre të ndryshëm. Por, gjithsesi, është plot me kontradiksione. Sipas studiueseve, tekstet duhen lexuar në mënyrë kritike. Bibla që studiueset duan të prezantojnë paraqet tema të ndryshme dhe delikate si: trupi, joshja, mëmësia, nënshtrimi dhe mbyllet duke i dhënë fjalën Marias, nënës së Jezuit.

“Une Bible des Femmes” është një tekst që ka thelbësisht për qëllim të vendosë në diskutim pozicionin tradicional të ortodoksisë fetare, e cila sanksionon nënshtrimin e gruas ndaj burrit.

Të këshilluara

Netflix lë në vend të dytë Youtube

Netlflix apo Youtube është njësoj si të thuash SHBA apo Europë. Kështu janë të ndarë dy aplikacionet e njohura. Netflix sundon kryesisht në Amerikë dhe arrin de...

17:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI