Flash

Zbulohet emri i fëmijës së XXXTentacion, reperi që vdiq disa kohë më parë

Lapsi.al 26 November 2018
Zbulohet emri i fëmijës së XXXTentacion, reperi që vdiq disa

E dashura e XXXTentacion ishte shtatzënë kur reperi ndërroi jetë pas një atentati me armë në Florida në muajin qershor.

Pak muaj pas vrasjes së tij, familjarët i kanë organizuar një baby shower foshnjës që pritet të lindë shumë shpejt. Madje nëna e reperit ka zbuluar emrin e fëmijës, i cili do të quhet Gekyume.

“Emri i tij është Gekyume”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram.

Sipas Urban Dictionary, fjala “Gekyume” u krijua nga XXXTentacion para se të ndërronte jetë.

Ai kishte si qëllim të përshkruante një lloj tjetër gjendjeje ose një univers tjetër mendimesh. Përkufizimi i fjalës vjen nga vetë reperi i cili e përmendi për herë të parë atë në një nga videot e shumta live në Instagram.

Miku i tij DJ Scheme ishte i pranishëm në festën që u organizua për foshnjën dhe madje publikoi edhe një foto, përmes së cilës premtonte se do të bëhet xhaxhai më i mirë për fëmijën e XXXTentacion.

Kujtojmë që ylli i muzikës, emri i të cilit është Jahseh Dwayne Onfroy, u vra në qershor pasi dy meshkuj të maskuar e qëlluan atë ndërsa ishte ulur në makinën e tij, në Florida. Është e paqartë se kush është nëna e fëmijës, por burimet thonë për “TMZ” se nuk është ish-e dashura e tij Geneva, për të cilën reperi u akuzua se e kishte dhunuar.

Të këshilluara

A është ky i dashuri i ri i Rita Orës?!

Vetëm pak ditë më parë Rita Ora deklaroi se është biseksuale dhe është krenare për veten dhe historitë e saj. Pavarësisht se biseksuale këngëtaren e kemi parë ...

09:20

Zaimina Vasjari heq dorë nga muzika

Zaimina Vajsari  përpara disa muaj është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë vajzën Khlo. Ajo duket se   po e shijon këtë periudhë të veçantë të je...

17:46

Çiftet që thyen stereotipet në Hollywood

Aktori Vincent Cassel akoma vazhdon të urrehet për ndarjen e tij nga Monicca Belluci, të cilët për shumë shumë kohë u cilësuan si një ndër çiftet më tërheqës të...

16:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI