Flash

Situatë dramatike në Monumental: Sulmohet autobusi i Boca, lojtarë të plagosur. Superklasikja në rrezik

Lapsi.al 24 November 2018
Situatë dramatike në Monumental: Sulmohet autobusi i Boca,

"Luftë" në Monumental para ndeshjes finale të kthimit të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca: "Superclasico" është në rrezik të madh. Autobusi i Boca u sulmua me gurë dhe gaz lotsjellës nga tifozë të River Plate. Në momentin e mbërritjes në stadium disa lojtarë mes të cilëve dhe Teves kanë pasur të vjella dhe dhimbje. Ndërkohë po zhvillohet një takim  midis presidentëve të dy klubeve dhe drejtuesve të Conmebol: Boca pohon se nuk janë kushtet për të luajtur.

https://twitter.com/La12tuittera/status/1066398068461977600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1066398068461977600&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fskena-tronditese-tifozet-e-river-plate-i-bejne-tevezin-dhe-lojtaret-e-bocas-te-vjellin-i-gjuajne-me-gaz-lotsjelles-598660%2F

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ambulancës në mes të kaosit, të agravuar edhe për shkak të përplasjeve mes policisë dhe disa tifozëve të River pa bileta që kanë dëmtuar hyrjen në "Tribuna Centenario".

E pabesuesheme ajo që po ndodh në Monumental: disa mjekë të Conmebol kanë hyrë në dhomat e zhveshjes ku ndodhen futbollistët e Boca. Katër prej tyre janë plagosur, sidomos Pablo Perez dhe Leonardo Jara, të cilët duket se nuk janë në gjendje për të zbritur në fushë. Të tjerë janë intoksikuar për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga policia për të shpërndarë tifozët e River që sulmuan autobusin verdheblu.

 

[gallery link="file" ids="362551,362552,362553,362554,362555,"]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI