Flash

Trendet nga të cilat duhet të hiqni dorë (FOTO)

Lapsi.al 23 November 2018
Trendet nga të cilat duhet të hiqni dorë (FOTO)

Trendet më të reja, kohën e fundit po i sjellin edhe blogeret të cilat po fokusohen në fushën e bukurisë. E kjo shumë shpesh po shndërrohet në diçka që po e praktikojnë të gjithë por jo me shumë kuptim. Gjatë gjithë historisë së modës kemi parë trende nga më të ndryshme, por për disa ka ardhur koha që t’ju themi ‘mirupafshim përgjithmonë’. Ja cilat janë ato:

1. Pantallonat e varura

Ky trend mund të themi që lindi nga këngëtarët e muzikës hip-pop në vitet ’90, për t’u përqafuar më vonë nga të gjithë, sidomos nga djemtë. Por le ta pranojmë, jemi lodhur shumë nga ky trend që e kemi parë shpesh, madje na duken edhe mjaft qesharake.

1.jpg

 

2. UGGs

Është shumë mirë të veshësh uggs, madje ato janë shumë të rehatshme dhe të ngrohta, por na vjen keq të themi që koha e tyre ka mbaruar.

2.jpg

 

3. Shapka të mbuluara me qime pelushi

Kohët e fundit një ndër gjërat që kemi parë më shpesh janë shapkat të mbuluara me qime pelushi. Ato mund të jenë shumë të bukura vetëm për disa foto, por në këto ditë të nxehta vere si mund t’i përballojmë? Shtëpitë e modës nëpër botë kanë dhënë sinjalin që ky trend duhet të largohet!

3.jpg

 

4. Pizhamat në përditshmëri

Bukuria e pizhamave është se ato janë të rehatshme, ama kjo bukuri humbet plotësisht kur vendosni që ato t’i vishni kur shkoni në punë, për kafe me miqtë etj. E kemi parë kohët e fundit si trend, por nuk është përqafuar nga të githë dhe më në fund ka ardhur koha që edhe pizhamave në punë dhe në kafe t’ju themi ‘mirupafshim’.

4.jpg

 

5. Shapkat platforme

Një ndër trendet më të çuditshme që kemi parë këtë vit nëpër sfilatat e modës janë shapkat platforme. Ka qenë Balenciaga në fillim që na ka prezantuar me këtë trend, por për fatin e keq Balenciaga dështoi, pasi nuk është pëlqyer nga shumica, madje e kanë kritikuar.

5.jpg

 

6. Bishti i miut

Ky padyshim është trend që ka lindur në Shqipëri në vitet 80’. Nuk kishte fëmijë në atë periudhë që nuk kishte një bisht miu në fund të kokës. Mund të themi që ky është një ndër trendet më të çuditshme që mund të kemi parë deri më tani.

Të këshilluara

Gabimet që çiftet bëjnë në shtrat

Një nga pyetjet që mundon shumicën është nëse jemi të mirë në shtrat dhe a e kënaqim partnerin? Janë disa shenja që tregojnë nëse jemi me të vërtetë aq të mirë ...

12:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI