Flash

Skandali i ri/ Football Leaks zbulon Ramos me doping pas finales së Champions me Juventus

Lapsi.al 23 November 2018
Skandali i ri/ Football Leaks zbulon Ramos me doping pas finales së

Sergio Ramos pozitiv në testin antidoping pas finales së Champions League në Cardiff kundër Juventus në 2017. Dokumentat e fundit të Football Leaks, që në fakt e kishin paralajmëruar një zbulim të rëndësishëm, ngrenë hije dyshimi mbi një cështje që deri më sot kishte mbetur sekret. Sipas asaj që raporton Mediapart, mbrojtësi i Real kishte përdorur Desametasone por në letrat e dorëzuara përpara ndeshjes dukej një tjetër substancë, Celestone Chronodose. Mjeku merengue mori gabimin përsipër dhe Uefa e arkivoi cështjen në pak javë.

Desametasone është një substancë që mund të përdoret nga atletët, në rast të nevojave terapeutike të dokumentuara, me kushtin që të komunikohet përpara ndeshjes. Gjë që Real e bëri në mënyrë të gabuar, duke lajmëruar përdorimin e një substance të ngjashme. "Një ngatërresë e vogël" ishte justifikimi i lojtarit dhe klubit, me mjekun që mori përsipër gjithë fajet. Një shpjegim që bindi Uefa e cështja u mbyll me shpejtësi.

Mediapart, zbulon një tjetër pretendim për një rast dopingu që lidhet me kapitenin e Real Madrid. Sipas Football Leaks, Ramos ka thyer protokollin antidoping pas ndeshjes së kampionatit me Malaga në prill 2018.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI