Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Prokuroria kërkon për të burgim të përjetshëm, reperi vendos të bashkëpunojë me policinë

Lapsi.al 23 November 2018
Prokuroria kërkon për të burgim të përjetshëm,

Tekashi 6ix9ine është këngëtari i muzikës rap i cili u arrestua në fillim të javës, së bashku me disa pjestarë të bandës së tij, të cilët supozohet se janë pjesë e krimit të organizuar në qytetin e New Yorkut dhe mbi ata rëndojnë akuza shumë të rënda. Prokuroria ka kërkuar për të masën maksimale, sidomos pasi reperi ka pasur problem me ligjin dhe në të shkuarën, e kështu ai përballet me një dënim të mundshëm që shkon nga 25 vite deri në të përjetshëm.

Kërkesat e avokatit të tij, që Tekashi të paguante “garancinë” për tu gjykuar në arrest shtëpie dhe justifikimi që ai nuk është kriminel por hiqet si i tillë për të shitur muzikën, janë hedhur poshtë nga gjykata. Për këtë arsye artisti, siç raporton TMZ, ka pranuar një ofertë të policisë federale për të bashkëpunuar me ta, në këmbim të uljes së masës. Shkak për zbulimin e kësaj marrveshje është bërë transferimi që i është bërë reperit nga burgu i Brooklyn ku po mbahej që nga arrstimi, tek një institucion i ri i heqjes së lirë, ku dërgohen vetëm personat që pranojnë të dëshmojnë për policinë.

Të këshilluara

Hidhet në gjyq Morena Taraku, nuk ju bind...

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut, e akuzuar për pengim të personit zyrtar në...

18:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI