Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Intervista e Rita Ora-s,'Krenare për vendlindjen, biseksualiteti im shokues për të tjerët'

Lapsi.al 23 November 2018
Intervista e Rita Ora-s,'Krenare për vendlindjen, biseksualiteti im

Më 23 Nëntor ajo publikon albumin e saj të ri “Phoenix” për të cilin ka plot 6 vjet që punon. Në një intervistë për “Stylist” ajo ka treguar për atë çka është pas kamerave dhe performancës.

Për albumin ka 6 vjet që punohet, si ndihesh tani që po afrohet dita e publikimit? Doja që të ndihej si një fillim i ri prandaj e quajta dhe “Phoenix”. Doja që ai të inspironte njerëzit që të kuptonin që gjithnjë kanë një shans tjetër edhe kur mendojnë se e kanë dreqosur.Ka gjithnjë diçka që na pret prapa derës, duhet thjesht të vazhdoni të besoni. Kurrë më parë nuk kam qenë më e vërtetë se kaq në diçka. Ishte goxha e vështirë të prekja anën time të ndjeshme dhe të thoja që është në rregull të jesh e hapur. Më herët këtë vit, kishte shumë reagim ndaj këngës “Girls”(në këtë këngë Rita zbuloi se ishte biseksuale, por njëkohësisht u kritikua për tekstin që krijonte stereotipe). A e kuptoni këtë reagim? Ishte një temë shumë e ndjeshme për mua, ishte historia ime dhe e dija që do ishte pak shokuese për njerëzit pasi nuk kisha folur më parë për të.  Ai ishte një moment ku doja t’i jepja vetëbesim vajzave që ndihur të bllokuara dhe sikur nuk mund t’i thonë prindërve që janë lezbike. Doja t’i jepja njerëzve pak shpresë që mund t’ja dalin. Ishte historia dhe e vërteta ime. Së fundmi, postuat nudo në një kopertinë reviste. Pse ishte kjo diçka e rëndësishme për ta bërë tani? Sa herë që bëj diçka që tregoj trupin tim, shoh veten në pasqyrë dhe pyes “A jam gati ta bëj këtë? A kam besim në vetvete? A dua ta bëj këtë?” Kam përgjegjësi vetëm për vendimet që unë marr, dhe ajo kopertinë ishte për mua, njësoj si albumi, të lija të shkuarën pas. Feniksi, jeta e re, epoka e re, bota e re, një unë e re. Unë rilinda. A shqetësoheni nëse ju pëlqejnë të tjerët apo jo? Është diçka për të cilën shpenzoj shumë energji… Pjesa e pëlqimit ka qenë më pak e rëndësishme për mua, thjesht doja shoqëri. Për aq kohë sa njerëzit e kuptojnë atë që unë bëj dhe gjithçka për të cilën po mundohem është t’i bëj njerëzit të ndihen mirë. Nuk mbaj kurrë mëri sepse s’kam energji për këtë. Thjesht mundohem të eci përpara. Jeni gjithnjë në lëvizje, si arrini të ruani energjinë? Ka të bëjë me të qenit sistematik. Kur punoj, punoj dhe kur shkoj në party, shkoj në party. Është sikur të jenë dy persona të ndryshëm, nuk i bashkoj këto të dyja. Është shumë e rëndësishme të qëndrosh e fokusuar, të flesh sa të mundesh, të mos shpërqëndrohesh. Shfaqja duhet të vazhdojë. Çfarë do të thotë për ty të jesh kosovare? Si ju ka ndihmuar të formoni atë që jeni sot? Nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shprehur sa krenare jam për origjinën time. Performova në Kosovë këtë vit për 10 vjetorin e pavarësisë dhe ishte një eksperiencë e mrekullueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. A flisni shqip me familjen tuaj? Po, është shumë e rëndësishme për ne që ta ruajmë atë.

Të këshilluara

Hidhet në gjyq Morena Taraku, nuk ju bind...

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut, e akuzuar për pengim të personit zyrtar në...

18:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI