Flash

Crouch tregon të fshehtat e dhomave të zhveshjes: “Mos këmbe kurrë fanellën, të lahesh është problem dhe banjat…”

Lapsi.al 23 November 2018
Crouch tregon të fshehtat e dhomave të zhveshjes: “Mos

Dhomat e zhveshjes, vendi ku gjithcka fillon dhe mbaron në futboll. Vendi mitik ku lindin ëndërrat dhe zhvillohen makthet. Një dhomë plot sekrete, rite e histori të vogla e të mëdha, disa prej të cilave i rrëfen Peter Crouch, në transmetimin e tij javor në BBC5.

FANELLA – Njeriu më i rëndësishëm në një klub? Ai që sjell fanellat, sipas Crouch. “Njeh lojtarët, zakonisht është njeri i ambjentit, tifoz, i aftë të kuptojë ndjesinë e dhomave të zhveshjes dhe njerëzve jashtë”. Vetëm se është nga ata që nuk duhet nervozuar, duke ndërruar fanellën me kundërshtarët. Kush e bën paguan për një të re! E nuk është se kushton pak. “50 stërline, për tu paguar pa ulje në dyqanin e klubit. Èshtë absurde. Nëse luan në FA Cup dhe një fëmijë afrohet dhe të kërkon fanellën nuk është se mund ti them ‘posi jo, 50 stërlina dhe është e jotja’…”.

DUSHI – Dushet janë një makth. Sepse sipas Crouch, tek Stoke mungon një element kryesor: shampo. “Një nga djemtë e sjell me vete dhe e ndajmë të 20. Ose dikush sjell shishet që gjenden në hotel. Sidomos kur ka nga ato hotele ku shampo është e masës për familje. Nuk duhet ta marrim, por ja që përfundon në dushet tona dhe atëherë mund të lahemi mirë!”.

BANJAT – Një pikë tjetër e dhimbshme janë banjat. Duke qenë se ndahet mes rreth 20 djem, nuk mund të jetë një kryevepër e pastërtisë dhe rregullit… “Në dhomat e zhveshjes së Stoke janë tre banja në kushte të tmerrshme".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI