Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Hidhet në gjyq Morena Taraku, nuk ju bind...

Lapsi.al 22 November 2018
Hidhet në gjyq Morena Taraku, nuk ju bind...

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut, e akuzuar për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Në këto rrethana, gjykatësi i rastit e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe mbrojtësen e saj, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Kurse, në procesverbal thuhet se për seancën e radhës palët do të ftohen përmes ftesës.

Ndryshe, gjykatësi Idrizi, për “Betimi për Drejtësi”, ka bërë të ditur se avokatja Gashi ka bërë kërkesë në gjykatë që në rast se do të vazhdohet me shqyrtim kryesor, i njëjti të mbahet me dyer të mbyllura për publikun, shkruan betimiperdrejtesi, transmeton Prive.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Morena Tarakut më 9 nëntor 2017, me arsyetimin se e njëjta ka kryer veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Taraku më 17 maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, përkatësisht në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit nga zyrtarët policor, pasi fillimisht i kishte fyer rëndë, ka tentuar të pengojë zyrtaren policore-të dëmtuarën Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara nuk i është bindur urdhrit zyrtar, dhe ka rezistuar duke e shtyrë policen, duke e lënduar atë në gishtin e parë të dorës së djathtë, me ç’rast të dëmtuarës Mjaku i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili lëndim është i përshkruar në ekspertizën mjeko ligjore të 7 tetorit të vitit të kaluar.

Të këshilluara

Beeren Saat, me projekt në Netflix

Duket se netflix po drejtohet gjithmonë e më shumë dhe ndaj tregut Turk dhe këtë e kanë treguar si projekti më i fundit me serialin “The Protector” me aktorin e...

16:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI