Flash

Publikohen pamjet, si i shpëtoi flakëve shtëpia e Kim Kardashian

Lapsi.al 19 November 2018
Publikohen pamjet, si i shpëtoi flakëve shtëpia e Kim Kardashian

Prej më shumë se një jave, Kalifornia po lufton me zjarret e pamëshirshme që kanë pushtuar vendin dhe që kanë shkaktuar 80 të vdekur deri më tani, ndërkohë që më shumë se 1000 persona rezultojnë të humbur. Mijëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët, mes tyre edhe vilat miliona dollarshe të yjeve të muzikës e kinemasë si Miley Cyrus dhe Liam HemsWorth, Gerard Butler, Kim Basinger, etj. Mirëpo, ndër ata me fat duket se kanë qenë edhe çifti Kim Kardashian-Kanye West, pasi pamje të reja ajrore tregojnë sesi shtëpia e tyre gjigante ka shpëtuar për një fijë floku. Megjithatë, fati i tyre pati ndihmë nga një sasi e konsiderueshme parash, duke qenë se mediat bënë me dije se Kim dhe Kanye kishin punësuar një skuadër private zjarrfikësish, për të shpëtuar folezën e tyre 60 milionë dollarëshe në lagjen super ekskluzive Hidden Hills. Nga pamjet ajrore shihet sesi zjarri ka qenë vetëm pak hapa larg oborrit të shtëpisë super luksoze që thuhet se shpëtoi e paprekur vetëm prej punës së zjarrfikësve që gërmuan kanale për të parandaluar përhapjen e flakëve. Fqinjët e çiftit të famshëm gjithashtu u ishin shumë mirënjohës pasi ndërhyrja e skuadrës private të zjarrfikësve shpëtoi edhe shtëpitë e tjera në lagjen e tyre.

Të këshilluara

Grabitet Bebe Rexha në aeroport (FOTO)

Ajo ka hyrë në Twitter për të treguar se në udhëtimin e saj të fundit, dikush i ka vjedhur gjerdanin me emrin e saj “Bebe”, të cilin e mbante pothuajse kudo me ...

13:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI