Flash

2018 e ka futur golin kuqezi në krizë, Panucci: "I kam kërkuar skuadrës të fitojë"

Lapsi.al 17 November 2018
2018 e ka futur golin kuqezi në krizë, Panucci: "I kam

Kundër Skocisë kërkohet një fitore dhe për të fituar ndeshjen duhet të shënojmë në Loro Borici. Vetëm se nuk është puna te kërkesa, por tek realizimi. Tekniku, Christian Panucci, ka patur gjithnjë një justifikim në lidhje me kritikat për performanct e kuqezinjve, por këtë herë as ato nuk bëjnë punë: celësi është vetëm fitorja.

I deklaruar që në fillim se do të ishte një trajner ofensiv, ndryshe nga pararendësi i tij Gianni De Biasi, italiani i ri i pankinës dështoi ti jepte fytyrën ofensive që kishte në mendje skuadrës së tij. Madje 2018 ka qenë një vit i errët, nga të gjitha pikëpamjet, edhe fatit. "Në Izrael kemi pasur raste, pavarësisht finalizimit - u shpreh Panucci -. Kemi taktika që do të përshtaten me ndeshjen. Shpresojmë në fitore".

Fjalë të dëgjuara edhe më parë, por të konkluduara në Liëgn e Kombeve, vetëm në debutimin në shtëpi, ndoshta në të vetmin moment, kur fatin e kishim në anën tonë. Tani duhet ti imponohemi një kundërshtari fizik si Skocia, edhe pse tekniku këmbëngul se këtë gjë i ka kërkuar gjithnjë skuadrës.

Ndryshimi këtë herë është se Panucci i ka kërkuar të fitojnë: "Që kur kam qenë këtu, i kam inkurajuar lojtarët. Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër. I kam kërkuar gjithnjë të luajnë sa më ofensivë, ndërsa këtë herë do t’i kërkoj të fitojnë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI