Flash

Pas lajmit se do të bashkëpunoj me një reper, flet Mimoza Shkodra

Lapsi.al 16 November 2018
Pas lajmit se do të bashkëpunoj me një reper, flet Mimoza Shkodra
Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës tronditi të gjithë fansat pak kohë më parë, pasi kur mendohej se çifti ishte drejt një dasme, krejt papritur u njoftua se nuk ishin më bashkë. Gjithçka u konfirmua më 17 shtator, kur në natën e parë të spektaklit “Dance With Me”, Seldi pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët: “Ndarja paska qenë e shkruar”! Pak ditë më parë u njoftua se Mimoza po përgatit një projekt të madh dhe u dyshua se këtë e zbuloi reperi i njohur Gold Ag. Dje u përfol se ky i fundit do të zëvendësojë Seldin, në këngën e re që thuhej se do të publikohej me këngëtaren. Por ndërsa u përfol se mes tyre mund të kishte diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim profesional, këngëtarja vendosi sot që të reagojë publikisht. “Një info për ju fansat dhe miqtë e mi, nuk do të kem për momentin bashkëpunim me askënd, me vonë patjetër që do të ketë… Së shpejti do të dalin projekte të miat vetëm, për juve. Kjo është vetëm një foto e bërë gjatë xhirimeve festive, por pse jo në të ardhmen nuk i dihet sigurisht që me shumë kolegë do të kem bashkëpunime”, shkruan Mimoza, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë zërat. Ajo bëri të ditur kështu se nuk ka bashkëpunime mes dyshes për momentin, por pritet të vijë me një këngë ku do të performojë e vetme. Ndërkohë Seldi ka hequr dorë për momentin nga projektet muzikore, sepse është i angazhuar në “Dancing With Me” në “TV Klan”.

Të këshilluara

Berguzar Korel:Kam harruar të jem vetvetja

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka folur krejtësisht "pa dorashka", duke rrëfyer kështu plot detaje nga jeta e saj. Një nga këto detaje, është pik...

16:28

Eduardo Yanez kërcënon me jetë gazetarin

Eduardo Yanez është tepër i njohur për rolet e tij në filmat spanjoll që ndiqeshin shumë në Shqipëri. Vitin e kaluar, ai u përfshi në një skandal me gazetari...

13:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI