Flash

Në Napoli Hysaj nuk është më i vlerësuar: konfirmohet hipoteza Chelsea

Lapsi.al 16 November 2018
Në Napoli Hysaj nuk është më i vlerësuar: konfirmohet

Nuk është vetëm fakti se ardhja e Carlo Ancelotti ka ndryshuar hierarkitë për Elseid Hysaj tek Napoli, por nën Vezuv nuk duket se mbrojtësi shqiptar ka të njëjtin vlerësim si një vit më parë. Madje kritikët janë shtuar. I fundit është ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Françesko Montervino, që ka përdorur fjalë të ashpra për shkodranin: “Vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh”.

Mund të jetë rastësi, por nuk është edhe aq. Rinovimi për Hysaj nuk po vjen, megjithëse ka kohë që flitet, e ndërkohë për të qenë gati për cdo situatë agjenti i lojtarit Mario Giuffredi është zbilancuar, duke konfirmuar interesimin e Chelsea. "Nëse e shihni që po luan Malcuit e Napoli po kërkon lojtarë të tjerë, ka natyrisht edhe kërkesa. Kush thotë ndryshe është i keqinformuar".

Me këto fjalë Giuffredi është prononcuar për mikrofonin e Radio CRC. "Hysaj është një lojtar që në futbollin anglez mund të bëjë shumë mirë, duke qenë se është shumë fizik dhe nën vëzhgimin e klubeve të mëdha. Vlen 50 milionë? Për mua vlen 60", përfundoi ai.

Të këshilluara

Video/ Belgjika më në fund në avantazh

Ka rezultuar më e fortë se pritej rezistenca e Islandës së eleminuar në Ligën e Kombeve, përballë Belgjikës kryesuese. Djajtë e Kuq kanë shënuar më në fund goli...

22:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI