Flash

Lovren hakmerret në fushë ndaj Ramos dhe mburret në Instagram: "E godita me bërryl"

Lapsi.al 16 November 2018
Lovren hakmerret në fushë ndaj Ramos dhe mburret në Instagram:
Kroaci-Spanjë ishte edhe rasti për të përplasur përsëri Lovren e Sergio Ramos, që e kanë nisur luftën e tyre që në finale e Champions mes Liverpool e Real Madrid e më pas kanë vazhduar në distancë. Mbrojtësit kroat nuk i ka ikur nga mendja ndërhyrja e spanjollit ndaj Salah dhe vetëm pak javë më parë kishte shigjetuar me fjalët: "Ramos bën më shumë gabime se unë, por luan me Real...". Një batutë të cilës kapiteni i merengues iu përgjigj: "Lovren? Vërdallë ka shumë njerëz të frustruar". Një debat që ka patur pasojat edhe në fushë, në ndeshjen e fituar 3-2 nga Kroacia. Lovren në Instagram nuk ka hezituar të tallet me kundërshtarët, duke i përcaktuar si “një grup femrash”, deri tek detaji që bëri xhiron e botës: "I dhashë një goditje të mirë me bërryl, tani mund të flasësh mik". Imazhi i publikuar nga vetë kroati – nuk është aspak etike – por nuk lë vend për interpretime.
View this post on Instagram

Dobro jutro Hrvatska ??

A post shared by Dejan Lovren (@dejanlovren06) on

Të këshilluara

Video/ Belgjika më në fund në avantazh

Ka rezultuar më e fortë se pritej rezistenca e Islandës së eleminuar në Ligën e Kombeve, përballë Belgjikës kryesuese. Djajtë e Kuq kanë shënuar më në fund goli...

22:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI