Flash

Lamtumira e një kampioni, që bëri epokë me Anglinë

Lapsi.al 16 November 2018
Lamtumira e një kampioni, që bëri epokë me Anglinë

Wayne Rooney pushtoi Wembley, për të fundit herë. Anglia ka mposhtur 3-0 në miqësore Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për tifozët anglezë ndeshja e Londrës ishte mundësia për të përshëndetur shfaqjen e fundit me fanellën e Tre Luanëve të ish-sulmuesit të Everton e Manchester United. 120 prezenca në kombëtare, e mbi të është vetëm Shilton (125), e 53 gola: me fanellën me numër 10 e shiritn e kapitenit në krahë, 15 vjet pas debutimit me Anglinë, Rooney i ka përshëndetur të gjithë duke u futur në minutën e 58'. Një pasarelë që ka patur gjithashtu edhe qëllim bamirësie: të ardhurat kanë shkuar për fondacionin WR të krijuar nga vetë sulmuesi.

NUMRAT E ROONEY ME ANGLINE

- 120 prezenca ma fanellën e kombëtares angleze; i dyti vetëm pas Shilton (125);

- 53 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet e miqësoret;

- 17 vjet, 3 muaj e 19 ditë: mosha e debutimit me kombëtaren në shkurt 2003 (kundër Australisë në miqësore);

- 11 prezenca në Botëror, 1 gol;

- 10 prezenca në Europian, 6 gola;

- 26 prezenca në kualifikueset e Botërorit, 16 gola;

- 27 prezenca në kualifikueset e Europianit, 14 gola;

- 2 kartona të kuq, nga të cilët një në Botëror.

Të këshilluara

Video/ Belgjika më në fund në avantazh

Ka rezultuar më e fortë se pritej rezistenca e Islandës së eleminuar në Ligën e Kombeve, përballë Belgjikës kryesuese. Djajtë e Kuq kanë shënuar më në fund goli...

22:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI