Flash

Tayna: Si e kisha planifikuar të ardhmen time përpara famës (VIDEO)

Lapsi.al 15 November 2018
Tayna: Si e kisha planifikuar të ardhmen time përpara famës

Në vetëm pak kohë, Tayna u kthyen në një fenomen në muzikën shqiptare. E ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës”, reperja shqiptare zbuloi se kishte ëndërruar për suksesin në muzikë që kur ishte ende e vogël. Në ditarin e saj, ajo kishte parashikuar sesi do të ishte karriera e saj në muzikë! Dhe ia arriti, falë punës dhe talentit të saj u rendit në majat e klasifikimeve! “Në ditar, përveç atyre që më kanë ndodhur gjatë ditës, kam shkruar dhe gjërat për të cilat jam falenderuese që i kam në jetë. Ndonjëherë kam përshkruar veten sikur jam aty ku do të doja të isha. Ka ndodhur vitin e kaluar, se zakonisht përtoja të shkruaja dhe vetëm imagjinoja. Gjithçka ku jam tani, e kam shkruar.”- ka rrëfyer reperja shqiptare Tayna.

Të këshilluara

Arjola Demiri:Një natë me Lorik Canën

Arjola Demiri është bërë e njohur për publikun në serialin “O sa mirë”, por edhe në projekte të tjera kinematografike të këtij viti. Ajo ishte e ftuar në emisio...

16:31

Ema Andrea: Profesioni ynë, punë qoke

Mbrëmja e djeshme e Soiree në Top Channel ishte e gjitha e dedikuar librit, artitdhe letërsisë. Kjo në përputhje edhe me javën kur çeli siparin edhe Panairi i 2...

16:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI