Flash

Çudia/ Simeone, rinovimi me Atletiko Madrid do ta bëjë më të paguar se Griezmann

Lapsi.al 15 November 2018
Çudia/ Simeone, rinovimi me Atletiko Madrid do ta bëjë më

Të gjithë klubet që shpresonin të firmosnin me Diego Simeone, duhet të ndryshojnë plan. "Cholo" është fare pranë rinovimit të kontratës me Atletico Madrid, aktualisht në skadencë në qershor 2020. Sipas asaj që bën të ditur Radio Marca, në fakt, negociatat kanë nisur verën e kaluar dhe shumë shpejt do të vijë firma mbi akordin që do ti lejojë teknikut argjentinas të arrijë të fitojë më shumë se Antoine Griezmann. E të mendosh që francezi paguhet rreth 20 milionë euro në sezon...

Lajmi i vetëm pozitiv për të gjithë të interesuarit e Simeones është se është parashikuar një klauzolë për zgjidhjen e kontratës, në rast se klubi nuk do të respektojë kontratën plotësisht.

Ky mund të jetë rasti unik, që një trajner përfiton më shumë se ylli i tij i skuadrës, por sic duket në Madrid besojnë se argjentinasi është personi më i rëndësishëm në arritjet e mëdha të Atletikos vitet e fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI