Flash

Video/ Motivi i kartonit të kuq për Higuain: ja çfarë i tha arbitrit Mazzoleni

Lapsi.al 12 November 2018
Video/ Motivi i kartonit të kuq për Higuain: ja çfarë i

Gonzalo Higuain nuk e ka përjetuar përballjen e parë me ish-skuadrën e tij si do të donte. E pra mundësinë e kishte, kur u paraqit nga pika e bardhë për 11 metërshin, që e gaboi. Ndoshta kjo ka ndikuar jo pak në nervozimin e argjentinasit, që doli jashtë vetes në fundin e ndeshjes, pas një faulli të ndëshkuar nga Mazzoleni me karton të verdhë, duke protestuar aq fort e duke thënë dicka që arbitri nuk e toleroi dhe i tregoi daljen nga fusha.

Pipita shkaktoi faull ndaj Benatia, krejtësisht për karton të verdhë. E më pas fraza e thënë në nerva e sipër ndaj arbitrit Mazzoleni, i kushtoi kartonin e kuq. Vetëm se me leximin e buzëve nuk duket të ketë pasur asnjë ofendim për arbitrin, thjesht një protestë e përmbledhur me frazën: "Fërshëllen gjithnjë për mua".

Ndoshta argjentinasi është penalizuar nga sjellja agresive, por mund të kishte më tepër mirëkuptim nga Mazzoleni ashtu si e bëri në fakt Ronaldo, që jo vetëm tentoi ta qetësonte, por edhe e justifikoi në deklaratën pas ndeshjes për Sky Sport: "Higuain nuk meriton të sanksionohet. Nuk tha asgjë...".

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/zx/ZXG6.mp4

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo pushton San Siron

Juventus shënon golin e dytë 9 minuta nga fundi, duke vendosur praktikisht në hipotekë fitoren. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në San Siro në karrier...

22:20

Video/ Juventus në avantazh në San Siro

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës 12 të Serie A, Juventus merr avantazhin në SAn Siro përballë Milan. Mario Mandzukic, i rikthyer në formacionin e bardhezi...

20:48

Video / Derbi i Manchester, 1-0 për City

David Silva ka shënuar golin e parë të derbit të Manchester. Në minutën e 12' lojtari spanjoll ka finalizuar në portën e David De Gea një asist të shërbyer nga ...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI