Flash

Ribery humb mendjen, rreh dhe shtyn gazetarin francez

Lapsi.al 12 November 2018
Ribery humb mendjen, rreh dhe shtyn gazetarin francez

Asgjë nuk është e qetë tek Bayern Mynih, pas humbjes kundër Borussia Dortmund, që e thelloi diferencën me kreun në 7 pikë. Bavarezët janë të pamësuar me këtë situatë, ndaj acarimi është në majë, duke bërë që të humbasë mendjen edhe një si Franck Ribery. Sipas 'Bild', francezi ka qëlluar me shuplakë dhe ka shtyrë një gazetar, bashkëkombasin e tij Patrick Guillou të kanalit BeIN Sport.

Gjithnjë sipas 'Bild', drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar ngjarjen: "Ribery na ka informuar në lidhje me incidentin me bashkëkombasin e tij Guillou, që e njeh prej vitesh. Kemi rënë dakord të takohemi personalisht për të biseduar si ta zgjidhim këtë situatë" shpjegoi boshnjaku.

Gazeta gjermane hipotezon se Ribery, që ende nuk shënuar asnjë gol në këtë sezon, ishte i irrituar nga komentet negative të Guillou gjatë ndeshjes. Bashkëshortja e Ribery, Wahiba, ka postuar një koment në Instagram, ku thotë se Guillou ishte "shumë lodhës dhe i padobishëm".

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo pushton San Siron

Juventus shënon golin e dytë 9 minuta nga fundi, duke vendosur praktikisht në hipotekë fitoren. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në San Siro në karrier...

22:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI