Flash

E "larguan" nga puna live në emision, kjo është kamera e fshehtë që iu bë balerinës në Klan (Video)

Lapsi.al 12 November 2018
E "larguan" nga puna live në emision, kjo është kamera

Balerinët e trupës së “E diela shqiptare” bashkë me koreografen Kozeta Bakiu vendosën që t’i bënin një surprizë një prej kolegëve të tyre, Xhenit. Kjo e fundit është pjesë e kësaj trupe prej shumë vitesh dhe këtë të diel festonte ditëlindjen.

Surprizë e organizuar në formë loje, nisi me lajmin e trishtë se dy balerinët, Xhoni dhe Avi do të zëvendësonin dy prej vajzave, ndaj dhe i kërkoi koreografes Bakiu që të vendoste cilat do të largonte.

Bakiu nuk pranoi dhe propozoi që kjo të hidhej në votë. Të gjitha vajzat shënuan me radhë emrin e balerinës që dëshironin të largohej nga trupa e baletit. E duke qenë një lojë e mirëmenduar dhe e planifikuar në detaje, Xheni ishte ajo që mori më shumë vota për t’u larguar.

Me sytë e përlotur, Xheni tha se nuk e dinte përse kolegët kishin vendosur ta largonin. Ajo tregoi se kishte shënuar emrin e saj në letër, ndërsa nuk pranoi që të zgjidhte një prej dy vajzave të tjera që kishin marrë gjithashtu nga një votë për t’u larguar.

Duke qenë se Xheni ishte më e votuara, Gjebrea tha se e “E Diela Shqiptare” i kishte përgatitur një insert me disa nga momentet më të bukura në këtë program. Por në fund të insertit, shkruhej: “Xheni, na Fal! Poor…. Ishte lojë! Gëzuar Ditëlindjen”.

“Ti sot ke ditëlindjen dhe ne për sa vite kemi kaluar bashkë donim të të bënim një surprizë… Zgjodhëm mënyrën më të keqe për ta bërë këtë surprizë. Por unë dua të të falënderoj dhe të jam mirënjohës, sepse ti je një njeri i shkëlqyer dhe një balerinë e jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Gjebreas për Xhenin.

https://www.youtube.com/watch?v=dphIlgPcNq4

Të këshilluara

Aktorja turke rikthehet me ishin

Aktorja turke Hande Subasi, i është rikthyer lidhjes me Can Tursan, ish-bashkëshortin e saj. Në vitin 2016 ata i dhanë fund martesës së tyre 4 vjeçare. Por, tas...

11:35

Dua Lipa, keqardhje për koncertin e anulluar

Një koncert që do të mbahej në Louvre, Abu Dhabi nga Dua Lipa u anullua për shkak të motit të keq. Vetë organizatorët e Louvre nxorrën njoftim se siguria dhe sh...

10:32

Nicki Minaj i shpëton për mrekulli plumbit

Nicki Minaj është me fat që ajo nuk shkoi herët në xhirimet e klipit muzikor të Tekashi pasi plumbi ka përfunduar në dhomën ku ajo do të ndërronte veshje. Burim...

18:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI