Flash

Video/ Shqiptarët e Atalanta shkatërrojnë Inter

Lapsi.al 11 November 2018
Video/ Shqiptarët e Atalanta shkatërrojnë Inter

Ecuria pozitive e Inter në Serie A u ndal në 7 ndeshje, sepse përballë Atalantës skuadra e Spalletti u rrëzua me zhurmë, e bllokuar dhe ndëshkuar nga shqiptarët e ish-teknikut zikaltër Gasperini.

Berisha mes shtyllave është një gjigant përpara tentativave të milanezëve dhe dorëzohet vetëm nga 11 metra, pas penalltisë së shndërruar në gol nga Icardi. Por i gjithë Interi ishte vetëm kaq, sepse bergamaskët e fituan ndeshjen që në start, kur Hateboer shënoi 1-0 e më pas Mancini i dha përsëri udhëheqjen 2-1 në minutën e 62.

Nëse portieri i përfaqësueses ishte i pakalueshëm në portë Berat Djimsiti ishte edhe më protagonist, me markimin e pakapshëm ndaj Icardit e më golin e shënuar në minutën e 88, që vrau edhe idenë më të vakët të Inter për të marrë rezultat. Këtë herë minutat e fundit nuk ishin të Inter, por të Atalanta, e në fakt fanellat i kanë njëlloj. Në shtesë vjen pokeri i Gomez, që i jep skuadrës së tij fitoren e 4 radhazi dhe një asist Juventus, për titullin kampion.

Kjo ishte humbja më e thellë sezonale e Inter, që edhe në Kamp Noë ishte më dinjitoz ...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/bv/Bva5.mp4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI