Flash

Çfarë veshën Bebe Rexha dhe Dua Lipa në tapetin e kuq të Kanës

Lapsi.al 11 November 2018
Çfarë veshën Bebe Rexha dhe Dua Lipa në tapetin e kuq

Eventi i njohur i muzikës “NRJ Music Awards” që është mbajtur dje në Kanë të Francës, ka bërë bashkë dy shqiptaret Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua publikoi menjëherë për fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi të veshjes së saj elegante.

E veshur me një fustan klasik, të zi në pjesën e sipërme dhe të qëndisur me pupla të bardha në pjesën poshtë, këngëtarja shqiptare dukej vezulluese në këtë mbrëmje.

“Ndjehem magjike në ‘NRJ Hit Music Only Awards’”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Jo me më pak shkëlqim është dukur edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha. Ajo kishte veshur kominoshe në ngjyrë ulliri me shkëlqim, të cilat vunë mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.

Makijazhi i thjeshtë dhe flokët e drejtë i dhanë një pamje edhe më tërheqëse këngëtares të hitit “I’m a mess”.

Bebe Rexha në këtë mbrëmje pati rastin të takohet sërish me Dua Lipën, me të cilën ruan një raport shumë të mirë miqësor.

Madje, vajzat publikuan fotografi të njëra-tjetrës në Instagram, ku shfaqeshin të buzëqeshura.

Të këshilluara

Pas ndarjes, Liam mesazh për Cheryl Cole

Pas katër vitesh mungese në muzikë, Cheryl Cole publikoi këngën e saj “Love made me do it” një këngë e cila duket se i ka pëlqyer shumë ish-it të saj. Në një po...

11:45

Filmi më i mirë i të gjitha kohërave

Për të festuar 30 vjetorin e krijimit, kompania “Showcase Cinemas”, hapi një votim për publikun se cili ishte filmi më i mirë që ata kanë shfaqur. Bëhet fjalë ...

10:35

Fotoja e parë e Almeda Abazit shtatëzanë

Almeda Abazi konfirmoi se është në një pritje të ëmbël. Madje është shprehur shumë e lumtur që zoti do e bekojë me një fëmijë. Mbrëmjen e djeshme Almeda dhe Tol...

10:10

Kiara Tito si Ariana Grande, falenderon ishin

Të gjitha vajzat që kanë hedhur pas krahëve shijen e hidhur të ndarjes kanë gjetur forcë tek kënga më e re e Ariana Grandes “Thank U, Next”, e cila falenderon t...

14:24

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI