Flash

200 milionë euro për merkaton: Real përgatit sulmin për Icardin

Lapsi.al 10 November 2018
200 milionë euro për merkaton: Real përgatit sulmin për

Real Madrid ka rivendosur në shënjestër Mauro Icardi: pas tentativës pa sukses të verës që shkoi, merengues janë gati ta provojnë përsëri. Sipas Marca, Florentino Perez ka programuar 200 milionë euro për të shpenzuar për merkaton në janar dhe në krye të listës ka kapitenin e Inter. I ndjekur prej kohësh, argjentinasi duket se ka bindur përfundimisht drejtuesit e Blancos pas golave në Champions League kundër Tottenham, Psv e Barcellona.

Ta marrësh nga zikaltrit nuk është e lehtë. Klauzola e zgjidhjes së kontratës është 110 milionë euro, vlen vetëm për jashtë Italisë, nuk është e aplikueshme për momentin dhe përfaqëson bazën për tu ulur në tavolinë me Suning. Nuk është vështirë të hipotezohet që vlerësimi për Icardi arrin shifrën 150 milionë dhe po ashtu që nuk është shifër e papërballueshme për spanjollët, të gatshëm të ofrojnë më shumë se 10 milionë euro pagesë në sezon. Pak a shumë e njëjta ofertë që në Madrid e propozuan edhe pak muaj më parë.

Vullneti i Icardi është të qendrojë, por kërkon të konsiderohet nga klubi si një lojtar shumë i rëndësishëm, kështu që pret një rinovim me shifra të përmirësuara dhe shumë madje. Aktualisht përfiton 4,5 milionë euro e tentativa e Florentino Perez mund të jetë rasti i duhur për të arritur qëllimin.

Të këshilluara

Lamtumirë...? Mohimi i Drogba është epik

Vetëm një ditë më parë të gjithë nostalgjikët e ikonave të futbollit janë emocionuar me faktin se një tjetër emblemë do të largohej nga fushat e lojës. Por emoc...

10:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI