Flash

Video/ Shikoni penalltinë e pabesueshme që “vjedh” Sterling, simulatori i padëshiruar në Angli

Lapsi.al 8 November 2018
Video/ Shikoni penalltinë e pabesueshme që “vjedh”

Manchester City e dominoi ndeshjen në Etihad Stadium, përballë shakhtar Donetsk, duke shënuar gjashtë herë në portën e ukrainasve, por përtej futbollit ekspresiv të skuadrës së Guardiola, në ishull nuk është kapërcyer lehtë simulimi i turpshëm i Raheem Sterling, në rastin e golit të dytë.

E pabesueshme ajo që bën sulmuesi i kombëtares angleze për të fituar 11 metërshin: përplas këmbën në tokë dhe rrëzohet i paprekur aspak nga mbrojtësi që e ndiqte. Nuk ka VAR dhe rrjedhimisht arbitri gaboi duke akorduar penalltinë, që Jesus e shndërroi në gol, por gjyqin lojtarit të Citizens ia kanë bërë mediat angleze, si zakonisht tepër të ndjeshme kur mungon Fair Play.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/BWBMtPDhC6yeZjKgeUXZ_07_4f2225977e3fee2803b3c5f5e09a3bfc_video_720p_converted.mp4

“Turpërimi i City nga penalltia e Sterling”, citon në faqen e parë The Sun, edhe pse ka patur edhe një episode tjetër ku ndaj sulmuesit është shkaktuar 11 metërsh, por Sterling nuk ka protestuar, duke kujtuar simulimin e mëparshëm…

Të këshilluara

Anglezët sulmojnë Mourinho: "Pa klas"

Nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në Angli festimi me dorën tek veshi i Josè Mourinho në Allianz Stadium. Special One, pas fitores së Manchester United me përmbysj...

10:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI